Gjatë ditës së djeshme, qarkulloi lajmi se Adriatik Llalla është larguar nga vendi pasi ndaj tij nisën hetimet. I pyetur lidhur me vendndodhjen e klientit të tij, avokati Sokol Hazizaj deklaroi se nuk ka komunikuar prej disa ditësh.
“Kam pesë ditë që nuk kam komunikuar me të, që kur kam marrë prokurën për ta përfaqësuar”, tha Hazizaj.
Avokati i ish-kryeprokurorit përsëriti edhe njëherë deklarimet e dhëna më herët në media se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë procedim penal. Këtë qëndrim ai e bazon në faktin se ai dhe klienti i tij nuk kanë asnjë njoftim.
“Adriatik Llalla nuk është informuar nëse ka hetime ndaj tij. Gjatë gjithë kohës që ka ushtruar detyrën nuk kemi pasur asnjë akuzë ka konsumuar apo jo vepër penale, korrupsion, tani që ikën…Mua më habit fakti që gazetari më tha se ka një procedim penal, me numër kur unë nuk jam njoftuar si përfaqësues ligjor i tij”, deklaroi Hazizaj në studion e emisionit Real Story.
Lidhur me këtë deklaratë, gazetari A.Hoxha theksoi se “avokati ka të drejtë për edhe ata (prokurorët) kanë hak. Me ndryshimet ligjore prokuroria ka të drejtë të shkojë në gjykatë për masën edhe në mungesë”.
l.h/ dita

Ka ikur nr Kolumbi
Adriatik Llalla nuk është informuar nëse ka hetime ndaj tij,thotë avokati i tijë ?!!!….Po akuzat e SHBA-së dhe Donalt LU -së kundër A.Llallës nuk i din ishë kryeprokurori i zhytur në krime e afera korruptive ,tokash e pronash ?…
Ky duhet të shpallet në kërkim ndërkombëtar nga FBI-ja .
KY AVOKATI KUR DO HETOHET….??????
Shenim: gojet e mira thone se Llalla ka kerkuar strehim
politik ne Ambasaden Ruse ne Tirane . Kaq per sot,ne-
ser do te kemi lajme te tjera.