I nderuar lexues! Biga e Gimajve është mal në Alpet Shqiptare, në rrethin e Shkodrës, me lartësi 2232 m. Shtrihet midis luginës së Shalës në lindje, të Kirit në jug dhe Përroit të Thatë në veriperëndim. Në të janë formuar dy maja konike, Maja e Bardhë dhe Maja e Përhime. Shpati lindor dhe veriperëndimor bien thikë përkatësisht mbi luginën e Shalës (Kaprej) dhe të Troshanit (dega e majtë e Përroit të Thatë), ndërsa shpati jugor formon një rrëpirë deri në fillimin e luginës së Kirit. Këtu Biga e Gimajve formon një nyjë të rëndësishme hidrografike midis tre lumenjve. Nga veriu dhe jugperëndimi vazhdon përkatësisht me malin e Mardomit dhe Majën e Madhe, kurse në jug me majën e Boshit.
