I nderuar lexues! Bogazi është grykë lumore në pjesën jugore të rrethit të Sarandës me gjatësi 1.6 km. Është formuar nga ngushtimi i luginës së lumit Pavlla, midis malit të Milesë në bregun e djathtë dhe malit të Saraqinit, në bregun e majtë. Ky ngushtim është aq i madh saqë lugina bëhet një me shtratin e lumit (20-30 m në pjesët më të ngushta). Bogazi është grykë erozive e çarë me shpate të zhveshura të cilat bien thuajse pingul. Përmes saj kalon rruga automobilistike Sarandë-Konispol. Ka rëndësi si i vetmi kalim i përshtatshëm nga zona e Konispolit për në fushën e Delvinës.
