Ku ndodhet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës?

Dita

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, sqaron se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës origjinali ruhet në Kuvendin e Kosovës.

Në një prononcim për “Zërin” e Kosovës, ai ka theksuar se më saktësisht ky dokument i rëndësisë së parë shtetërore ruhet në kabinetin e kryetarit të Kuvendit.

Krasniqi thotë se Deklarata ruhet 24 orë nga Policia e Kosovës dhe është po ashtu 24 orë nën vëzhgimin e kamerës.

Ai thotë se Kuvendi ishte interesuar që kjo deklaratë të ruhet në Muzeun e Kosovës, mirëpo muzeu nuk ka ofruar kushtet që kërkohet për t’u mbrojtur ky dokument.

Në Kuvendin e Kosovës përveç origjinalit ndodhet dhe një kopje e riprodhuar, ndërsa dhjetëra të tjera ishin riprodhuar dhe ndarë institucioneve tjera.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *