Ku ndodhet Dunaveci?

anazapta

 

Dunaveci është vendbanim i neolitit të mesëm, buzë lumit Dunavec, 400 m larg vendit ku ai bashkohet me Devollin.

Gërmimet u bënë më 1971 e 1973. Vendbanimi ka pasur jetë intensive, që e dëshmon shtresa kulturore me trashësi 2,10-3.30 m e shtrirë në një sipërfaqe të madhe.

Janë veçuar dy faza kulturore. Në fillim banesat kanë qenë të tipit palafit (mbi hunj), kurse më vonë banesa të ngritura mbi tokë.

Për fazën e hershme janë karakteristike qeramika e zezë dhe gri e zezë me lustër dhe qeramika “barbotine”.

Faza Dunaveci II është vazhduese e drejtpërdrejtë e së parës. Kultura e Dunavecit II është e njëjtë me atë të Cakranit (qarku i Fierit), ndaj përfshihet në të njëjtën kulturë.

Madje Dunaveci I si fazë më e hershme është quajtur Protocakran.

 

—–

Marrë nga Fjalori Encklopedik, botim i Akademisë së Shkencave 1982

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Mos lejoni germues te huaj te vijne te perdhosin token shqiptare.
    A e dini cdo te thote Neoliti mesem?
    Do te thote 3500 vjet para krishtit,,,Toka Arberore kaqene e banuar,me kulture te lashte me qeramike te zhvilluar per kohen,me vegla bronxi,
    Ne nje kohe qe greket e lashte jetonin ende ne brigjet e Detit te Zi.Duhej te kalonin 2700 vjet,nga ky qyteterim i gjetur ne token shqiptare,,qe greket e lashte te zaptonin brigjet e Ballkanit.
    Kurse germuesit e huaj,vijne ketu me PARAGJYKIME,per te zbuluar PERIUDHE HELENISTIKE.
    Kur nuk eshte PERIUDHE HELENISTIKE(si kjo kulture e Dunavecit),,eshkaterrojne ose e tjetersojne..
    Prandaj Ministria e Kultures nuk duhet te lejoje germuesit e huaj te bastardojne thesaret e Lashtesise shqiptare.Kemi plot arkeologe shqiptare,qe po pengohen qellimisht te nxjerrin ne drite thesaret e kultures Iliro-Arberore,me pretexte banale si mungesa e fondeve,
    Fondet shko jepja Vilma Nushit per chak-Upin e shurres dhe atij sportelistit amerikan nga Baldushku,,se me aq fonde mbahen per 10 vjet te gjitha expeditet arkeologjike te profesionisteve shqiptare.
    Qellimi eshte te zhdukin nga faqja e dheut KULTUREN MATERIALE TE POPULLIT SHQIPTAR.
    Se na duan greker.

  • S’mund te them sa te drejte ke per sa shkruan me siper, me se te drejte, por do s’do, detyrohesh te pranosh ( gje qe s’e luan as topi), se vetem ne ate regjim, te cilin ti me urrejtjen me te madhe, ne cdo shkrim mundohesh te hedhesh balte, por e vertete eshte si drita e diellit se vetem Enveri beri Shqiperine me arkeologji shqiptare, me albanologji shqiptare dhe me gjithe institucionet e nivelit evropian, qe sot jane shkulur nga themelet dhe perpeliten nen kthetrat e kishes greke duke kerkuar e sanksionuar helenizem ne cdo gur mbi toke e nen toke. Ajo kohe ishte e vetmja dhe shpresoj te jem gabim, ka per te mbetur e vetmja per shkencat dhe kulturen shqiptare.

  • Ne Librarine e “Librit Akademik” prane Salles se Parlamentit gjenden tre vellime te Fjalorit Enciklopedik, botim i ri (ne vitet 208-2009) te Akademise se Shkencave te Shqiperise. Mjaft me fjalorin e vjeter te vitit 1984..

  • “prane salles se parlanentit” , (mos behet fjale per Kuvendin ?). Mos valle I lexon analfabeti pej Floriri me babane e teqese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *