Ku ndodhet Gjadri?

redaktor

I nderuar lexues!

Gjadri është lumë, degë e majtë e Drinit, që shtrihet në perëndim të rrethit të Pukës e në verilindje të rrethit të Lezhës. Ka gjatësi 40.5 km, sipërfaqe 199 km2 dhe lartësi mesatare 422 m. Gjadri fillon nga shpatet veriperëndimore të Bjeshkëve të Tërbunit. Në pjesën e sipërme të rrjedhjes ka formuar një luginë tipike me shpate shumë të pjerrëta e fund të ngushtë. Që nga Kalivaçi e deri në Hajmel, lugina merr pamjen e një pellgu. Gjadri, pasi mbledh ujërat e pjesës veriperëndimore të përroit të Dibrës dhe të atij të Kakrit, kthen në veriperëndim dhe derdhet në Drin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *