Ku ndodhet gjiri i Drinit?

anazapta

I nderuar lexues! Gjiri i Drinit është një nga gjiret më të mëdha të Adriatikut lindor, ndërmjet kepit të Rodonit në jug dhe deltës së Bunës në veri. Brenda tij përfshihen dy gjire më të vegjël: gjiri i Shëngjinit në veri dhe gjiri i Rodonit në jug. Ka gjatësi rreth 30 km dhe thellësitë në drejtim të brigjeve zvogëlohen gradualisht. Këto brigje në afërsi të dy kepeve janë të rrethuara me kodra me lartësi deri në 300 m, ndërsa pranë grykëderdhjeve të Ishmit, Matit e Bunës, bregdeti është i ulët dhe zonë tipike grumbullimi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *