Ku ndodhet gjiri i Panormës?

redaktor

I nderuar lexues! Gjiri i Panormës (Gjiri i Palermos) ndodhet në bregun shqiptar të Jonit; është gjiri më i madh i krejt Rivierës Shqiptare. Shtrihet në juglindje të Himarës, midis gadishullit të Panormës në juglindje dhe gadishullit të Kavadonit në veriperëndim. Një gadishull i vogël shkëmbor që futet rreth 300 m në det e ndan gjirin e Panormës në dy pjesë: në gjirin e Armeridhës dhe në atë të Shënkollit. Ka prejardhje tektonike, çka vihet në dukje nga brigjet shumë të thepisura, me gremina që bien 50-70 m nga thellësia e madhe e detit. Gjiri i Panormës është njohur dhe përshkruar nga autorët antikë dhe po me këtë emër është shënuar edhe në hartat e vjetra. Ali Pashë Tepelena, në gadishullin e vogël që futet në gji kishte ngritur një kështjellë, që është ruajtur mirë edhe sot, e cila kontrollonte rrugët detare për Jonin jugor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *