Ku ndodhet Gramata?

redaktor

I nderuar lexues! Gramata është gji i vogël në anën perëndimore të Karaburunit, në jug të Gjirit të Ariut. Është përdorur që në antikitet si vendstrehim për anijet që kishin rrezik të përplaseshin e të shkatërroheshin në shkëmbinjtë e gadishullit. Në faqet shkëmbore të gjirit ka shumë mbishkrime të gdhendura nga detarët. Mbishkrimet e para janë të shek.IV p.e.s. dhe u përkasin detarëve me prejardhje të ndryshme që nga Deti i Zi dhe të Mesdheut. Midis tyre është një mbishkrim që i përket perandorit bizantin Manuel në rrugë për në Venedik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *