Ku ndodhet Gruda?

redaktor

I nderuar lexues! Gruda është rrethinë e banuar kryesisht nga shqiptarët në trojet e tyre në Mal të Zi. Shtrihet në të dy anët e luginës së poshtme të Cemit (midis fshatrave Selishtë në verilindje dhe Vllanë në jugperëndim), ndërmjet zonës së Kuçit (Fundnat) e Triepshit në veri, e Hotit në jug.  Si njësi etnografike Gruda bën pjesë në Malësinë e Madhe. Një pjesë e popullsisë, pas caktimit të kufijve më 1913, u shpërngul dhe u vendos në fshatin Gruda e re të Shkodrës. Qendrat kryesore të banuara në Grudë janë Tuzi, Dinosha, Pikala, Kësheve, Shipshaniku, Grykëlluka, Selishta, Mileshi etj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *