Ku ndodhet Gruemira

b.m.

Gruemira (fshat i rrethit të Shkodrës, në të djathtë të rrugës Shkodër-Koplik) është fshat i vjetër që përmendet që në shek.XIV.

Në fshat janë gjetur çekanë të lëmuar e të brimuar të periudhës së neolitit të vonë, rreth 3000-2000 vjet p.e.s. si dhe stoli bronzi të periudhës romake, që ruhen në muzeun e qytetit të Shkodrës.

Gruemirasit kanë marrë pjesë në luftën kundër osmanëve në vitet 1447-1448, në luftën për pavarësi kundër malazezve para shpalljes së Pavarësisë, si dhe në LANÇ.

Përpara viteve ’90 kishte drejtim kryesor prodhimin e duhanit.

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *