I nderuar lexues! Gryka e Këlcyrës është grykë lumore disa qindra metër e thellë dhe 13 km e gjatë në rrjedhjen e mesme të Vjosës midis Këlcyrës dhe Dragotit përmes së cilës kalon rruga automobilistike Përmet-Tepelenë. Ka pamjen e një kanioni shumë të thellë e të ngushtë, me shpate gati vertikale, duke ndarë malin e Trebeshinës nga Dhëmbeli dhe Shëndëllinë nga Goliku. Në shpatin e djathtë të grykës gjenden shpella e Mezhgoranit, ajo e Dragotit e shumë të tjera më të vogla. Pjesë e saj është edhe Gryka e Mezhgoranit.
