Guri i Kamjes është majë shkëmbore me lartësi 1461 metra mbi nivelin e detit që ndodhet në kufirin midis Malësisë së Mokrës (rrethi i Pogradecit) dhe asaj të Gorës (rrethi i Korçës).
Shkëmbinjtë ranorë, më të qëndrueshëm ndaj gërryerjes, i kanë shpëtuar sheshimit duke u ngritur mbi zonën përreth si një ishull, në të cilin agjentët e ndryshëm atmosferikë (shiu, bora, era etj), kanë gdhendur forma të shumëllojshme mikrorelievi.
I parë nga larg, Guri i Kamjes i ngjan një anijeje të madhe, formë e cila vjen si pasojë e skalitjes dhe modelimit të vazhdueshëm nga erozioni.
Është monument natyre.
__________
Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

Sfinksi
eshte nje toponomi interesante sepse Kamje vjen nga sllavtshtja kamen qe do te thote Guri.