Adrianopoli ose Hadrianopoli është qytet i periudhës antike dhe mesjetare, gërmadhat e të cilit janë zbuluar afër fshatit Nepravishtë në Gjirokastër.
Emri lidhet me perandorin e njohur romak, Adrianin dhe përmendet për herë të parë në Tabula Peutingerianen.
Shtrihej në një pllajë të thikët trekëndëshe prej 8 ha.
Muret rrethuese të shek. IV-III p.k. janë me blloqe guri të latuar dhe përforcohen me kulla e dhëmbëzime.
Në shek. I-II qyteti u shpërngul.
Janë zbuluar një nekropol i pasur, teatri, gjurmë banesash dhe një tempull.
Në antikitetin e vonë ishte qendër peshkopale.
Në shekujt V-VI sipas Prokopit të Cezaresë u riemërtua Justinianopol (për nder të perandorit bizantin, Justinianit).
n.s. / dita
