Ku ndodhet ishulli Kune?

anazapta

 

Ishulli Kune është ishull ranor i ulët në bregdetin e Lezhës, në të djathtë të deltës së Drinit të Lezhës, 1.5 km larg bregut.

Shtrihet me drejtim lindje-perëndim dhe ka sipërfaqe 125 ha. Është krijuar nga prurjet e ngurta të Drinit dhe kjo bën që forma dhe madhësia e tij të ndryshojnë vazhdimisht.

Në një rrip të ngushtë ranor në anën lindore kalon rruga që lidh ishullin me Lezhën.

Në anën jugore e lindore laget nga laguna e Merxhanit. Më shumë se gjysma e ishullit zihet nga një kënetë e cekët.

Ishulli Kune dallohet për pasurinë dhe shumëllojshmërinë e faunës (sidomos të shpendëve ujorë) dhe prandaj është shpallur rezervat kombëtar dhe monument natyre.

i.b. / dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *