Ku ndodhet Kandavia?

redaktor

I nderuar lexues! Kandavia është krahinë malore ilire, në luginën e mesme të Shkumbinit, që nga Polisi deri në Qukës. Përmendet së pari gjatë luftës civile më 48 p.e.s. për lëvizjen e ushtrisë së Pompeut nga Dyrrahu në Maqedoni. Straboni dhe Plini i përcaktojnë malet e Kandavisë 78000 hapa (rreth 113 km) nga Dyrrahu, si kufiri midis krahinës së parthinëve dhe të desaretëve. Përmendet për herë të fundit gjatë dyndjes gote të vitit 479 e.s. si pjesa malore e rrugës Egnatia para zbritjes në fushë. Në itineraret e rrugës Egnatia kishte dy stacione që mbanin këtë emër: Grandavia (në Babie) dhe in Candabis në Spatharë. Në mesjetë emri u ruajt në formën Kunavia, por me një shtrirje më të gjerë.

Share This Article
1 Comment
  • O gaz-etar ne qoftese nuk i njeh njesite matese kerko pak dhe do ti gjeshe.78000 hapa jane 78 km.1 hap eshte perafersisht 1m.1000m=1km.78000÷1000=78 km…dhe jo115 km sic thua ti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *