Kepi i Treporteve është rrip kodrinor toke në trajtën e një istmi të ngushtë në veriperëndim të Vlorës, midis lagunës së Nartës në Lindje dhe detit në Perëndim.
Dikur ato kanë qenë ishuj dhe u bashkuan me tokën nëpërmjet rripave ranorë të krijuar prej veprimtarisë depozituese të detit.
Lartësia e tyre është 30-80 m.
Në vende të tjera rripi është shumë i ulët dhe përbëhet nga mbushje rëre të imëta.
Në të kaluarën lidhja e lagunës së Nartës me detin bëhej nëpërmjet tre hyrjeve, sot ruhet vetëm njëra (ngushtica e Peshkimit në Veri) ndërsa dy të tjerat janë mbyllur nga veprimtaria depozituese e detit.
Në pjesën më të gjerë dhe më të lartë të Treporteve gjendet fshati Zvërnec.
Zgjatja drejt Jugut e kësaj kodre formon Kepin e Treporteve.
Aty janë zbuluar rrënojat e një porti të vjetër ilir.
n.s. / dita
Ketu nuk po shohim ndonje kep ,sikurse thuhet ne titull !
Porti i peshkarexhave.
Porti i skafeve aty është?
Fotografia ilustruese nuk eshte vere te kepi I trportit,por ne bregdet zzz oak me poshte vendit qe quhet Kalaja.
Nuk kemi as Narten e as Zvernecin ne foto, por vendin direkt pas Kalase matane Ujit te Ftohte. Gjithashtu ne foto dallohen ndertimet me tulla e beton buze detit, te cilat jane ngrejtur pikerisht pas deklarates qe kam bere une Edi Rama ne vitin 2013, se do ti prishim ndertesat me beton buze detit dhe nuk do te lejojme mw as edhe njw ndertese buze detit, gje qe tregon se sa serioz une jam ne deklarat e mia dhe ne drejtimin e vendit!