I nderuar lexues! Kopaoniku është mal në veri të Kosovës, në të djathtë të lumit Ibër, afërsisht nga rrethinat e Mitrovicës në jug deri përtej kufirit të Kosovës në veri. Ka gjatësi mbi 50 km, gjerësi 30 km dhe lartësi maksimale 2017 m. Relievi i Kopaonikut në pjesën e lartë është i sheshtë me forma gërryerje, mbi të cilat ngrihen maja të larta. Pjesa jugore e Kopaonikut formon krahinën e Podgoricës. Në shpatet e tij, midis Mitrovicës dhe krahinës së Llapit, në lindje shtrihet krahina etnografike e Shalës së Bajgorës. Kopaoniku është i mbuluar me pyje të dendura; vende-vende ka edhe rrahe të mbuluara me livadhe e kullota të pasura.