Ku ndodhet Maja e Dritës?

redaktor

I nderuar lexues! Maja e Dritës (Papingu) është maja më e lartë (2489 m) e malit të Nemërçkës dhe një nga majat më të larta të gjithë Shqipërisë. Gjendet në pjesën qendrore të Nemërçkës dhe ngrihet në formë piramidale. Përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë të kretakut. Maja e Dritës dallohet për shpate asimetrike dhe për praninë e cirqeve të mëdha, sidomos në pjesën lindore. Në pjesën më të madhe të vitit është e mbuluar me borë, çka e bën pikësynimin e ngjitjeve alpine.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *