Ku ndodhet maja e Jezercës?

redaktor

I nderuar lexues!

Maja e Jezercës ndodhet në kufirin midis rrethit të Shkodrës e të Tropojës (ndërmjet rrjedhjes së sipërme të lumit Valbona në lindje dhe luginës së Thethit në perëndim). Është maja më e lartë e Alpeve Shqiptare me lartësi 2694 m dhe e katërta majë e lartë e Shqipërisë pas atyre të Korabit. Si i gjithë blloku malor alpin në të cilin gjendet, Jezerca ka pamjen e një kubeje (kësule) me shpate shumë të rrëpirta e të zhveshura. Maja e Jezercës ngrihet vertikalisht në trajtën e një piramide, duke mbizotëruar gjithë hapësirën midis Thethit dhe Valbonës.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *