Maja e Thatë është një majë mali në Alpet Shqiptare, në rrethin e Tropojës, me lartësi 2400 m.
Shtrihet në skajin më perëndimor të kurrizit Kollatë-Rosnik, në anën e majtë të rrjedhjes së sipërme të lagunës së Valbonës.
Është e ndërtuar tërësisht prej gëlqerorësh e dolomitesh të triasit.
Ka formë të theksuar piramidale me shpate të thikta.
Spikat menjëherë në reliev me lartësinë relative afro 1500 m midis fshatrave Kukaj e Valbonë.
Qafa e Rupës në verilindje dhe ajo e Rrethit të Bardhë në juglindje e veçojnë Majën e Thatë nga kurrizi i lartpërmendur.
Maja mbi lartësinë 1400-1500 m është krejtësisht e zhveshur, kurse nën këtë lartësi shfaqen drurë të rrallë të rrobullit, që më poshtë ia lëshojnë vendin brezit të pishës së zezë dhe ahut.
n.s. / dita
Nuk po di,po paskeshim dy maje te thata.
Kjo qe na shtjellojne ketu ma siper per maja e thate e dyte.Dhe Maja e That e pare qe gjindet ne lartesin e mbi 1600 m.mbi nivelin e detit posht saj qafa e Agrit,Ne juge te kesaj Maje apo qafes se Agrit gjindet qafa e shterziqes,ne veri te Majes se That gjindet Qafa e Ndermajes.Ky var Maja Thate e qafa qe pershkrovaqe ndan krahinen e Dukagjinit Shale e Shosh nga krahina e Nikaj Merturit.
Une nuk njoh maje te Thate tjeter veq kesaj qe pershkrova,te cilen e kam pershkue me kambe.