Ku ndodhet mali i Buretos?

anazapta

Mali i Buretos (1763m) ka një gjatësi prej rreth 14-15 km dhe shtrihet nga Gryka e Suhës deri në kufirin shtetëror shqiptaro-grek.

Ai është i përbërë kryesisht nga formime gëlqerore.

Kurrizi i malit është i gjerë, gati i sheshtë dhe i mbushur me format dhe relievet karstike, sidomos me hinka, vrimat ujëthithëse, gropat, puset, etj.

Përgjatë këtij shpati kalon një thyerje e theksuar tektonike, e cila ka kushtëzuar daljen e burimeve karakteristike, si dhe burimet minerale të Glinës, që ndodhen aty pranë.

Veçanti janë dhe guvat e thella dhe peisazhet shkëmbore. Buzë Buretos shtrihet Libohova.

 

****

Botuar në Dita në rubrikën Enciklopedi

 

 

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Vargmalet Trebeshin -Dhembel -Nemercke dhe Shendelli – Lunxheri -Bureto , jane te njohura nga gjeografia e arsimit te detyrueshem 7 vjecar , e perseris , 7 vjecar dhe jo 8 vjecar ..! Tema , keni te drejte , diplloma kane pothuaj te gjithe , por mente mungojne .. nDIHMONI TE GJEJNE TE “DIPLOMUARIT “MENTE ..!

  • Po ta pyesish Nard Ndoken per kete thote qe eshte ne mes kines dhe rusis ngaqe kaloi nga fillore ne universitet dhe kjo behet ne 7 vjecare

  • Ciu-nuk je i sakt,Njohuri teper te sakta do ju jape edhe Bashkim Fino,qe ujin e buretos e ka marre “si peshqesh”per ndihmen e dhene pronareve te ujit te glines.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *