Ku ndodhet mali i Dejës?

redaktor

I nderuar lexues! Mali i Dejës ndodhet në rrethin e Matit, me lartësi 2246 m (maja e Dejës) midis pellgut të Burrelit në perëndim dhe malit të Runjës në lindje. Qafëmurra në juglindje e ndan nga mali i Balgjajt, kurse lugina e Zallit të Gjoçajt në veri e ndan nga pllaja karstike e Valmurës. Kurrizi i Dejës është i përpunuar nga proceset karstike dhe ka trajtë gati të sheshtë. Shpati perëndimor bie butë mbi pllajën karstike të Macukullit, kurse ai lindor bie thikë në drejtim të Mbasdejës. Rrjedhje ujore sipërfaqësore nuk ka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *