Ku ndodhet Mali i Thatë?

anazapta

I nderuar lexues! Mali i Thatë ndodhet në kufirin e rrethit të Korçës me atë të Pogradecit me lartësi 2287 m (Pllaja e Pusit). Shtrihet midis liqenit të Ohrit dhe liqenit të Prespës në lindje dhe fushës së Korçës në perëndim. Mali i Thatë vazhdon edhe jashtë kufirit me emrin Galiçiça. Ka shpate të thepisura, kurse në kreshtë ka sipërfaqe gati të sheshta, të mbuluara me gropa të shumta karstike. Në rrëzën perëndimore të Malit të Thatë dalin burimet karstike të Drilonit, Tushemishtit etj. Bimësia përbëhet kryesisht nga kullota alpine.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *