Manastiri i Shën Naumit është një nga manastiret më të njohura shqiptare.
Ndodhet në kufirin shqiptaro-maqedonas, në bregun lindor të liqenit të Ohrit.
U ndërtua rreth vitit 900 nga Naumi, i cili punoi, vdiq dhe u varros atje.
Nga kisha e vjetër kanë mbetur vetëm themelet në trajtë trikonku (trifletëshi).
Kisha e sotme është ngritur rreth shek.XVI mbi të parën.
Dallohet për elementet baroke perëndimore, ndërsa piktura murore e kishës është vepër e vitit 1806 e Tërpo Korçarit.
Manastiri ka pasur edhe një bibliotekë të pasur, e cila u dogj së bashku me konakët e murgjve.
o.p./dita
Ta kishit thene edhe si perfundoi ne Jugosllavi…
Jo per gje po kemi plot zogista qe bashkelexojme ne kete faqe
PO C’A SHKRUANI KESHTU O GAZETA DITA?
As Maqedonia e Veriut nuk pretendon per Shen Naumin e Ohrit qe eshte maqedonas, prandaj nga lindi kjo ide patriotike qe Shen Naumi eshte shqyptar? Ja cfare shkruan enciklopdeia wikipedia per kete:
“…Manastiri u ndërtua në vitet 893-900 nga Shën Naumi i Ohrit, më i riu nga dishepujt e parë të Shën Kirilit dhe Metodit, me ndihmën morale dhe financiare te sundimtarëve bullgarë Boris dhe Simeon. Pas përfundimit të karrierës së mësimdhënies, në vitin 900 Naum Ohridski u tërhoq në këtë manastir. Pas vdekjes së tij më 23 dhjetor 910, kisha e manastirit, e quajtur fillimisht “Kryengjëjt e Shenjtë”, filloi të merrte emrin e tij. Manastiri ka arkitekturën tipike bizantine. Kisha e manastirit është me kupolë kryq dhe ndërtimi u zhvillua në disa etapa midis shekullit IX dhe shekullit XIV kur Mbretira Bullgare ishte zgjeruar shume dhe kishte dale ne Adriatik. Pas një zjarri në 1711, u ngrit një ikonostas i ri , i pikturuar nga hieromonku Kostandin. Në vitin 1806 piktori orthodoks Tarpo rinovoi dhe pikturoi afreske të reja me urdhër të abatit Stefan nga Plovdivi i Bullgarise dhe epitropit Ivan Gavrilov. Në të majtë të hyrjes ai paraqitet si themeluesi i kishës ” Michael , Arkoni i Bullgarisë”. Mbishkrimet në të gjitha ikonat dhe muralet janë në greqisht. Në mesin e shekullit të 19-të, abati grek Dionisi dogji librat sllavë në manastir. Vetë manastiri është rindërtuar disa herë. Kështu, në gjysmën e dytë të shekullit të 17-të, Abati Gabriel ndërtoi një spital . Mbishkrimi mbi hyrje qe mund te lexohet edhe sot, daton nga viti 1806 dhe thotë:
“Kjo kishë e ndershme e të nderuarit dhe zotbardhës Ati ynë mrekullibërës Naum u pikturua, me mbështetjen dhe mbikqyrjen e Katekumenit të Nderuar z. Stefan të Plovdivit, dhurues i ri, në ditët e Mitropolitit të Prespës z. Kalinik . , dhe me ndihmën e Haxhi Z. Jakobit dhe Epiprope këtë manastir Z. Gjon Gabriel. Nga dora e Tarpo Zografit , të birit të Konstantin Zografit nga Korça, në vitin 1806. Më 1873 manastiri kaloi nën sundimin e bashkësisë kishtare greke në Ohër . Gjatë Rilindjes në ditën e Shën Naumit, në manastir u mbajt një panair. Pas pushtimit të Ohrit nga Serbia në vitin 1912, pranë manastirit u ndërtua një rezidencë mbretërore dhe kisha e re e Shën Ivan Vladimirit. Në të kaluarën, manastiri i Shën Naumit ka pasuri të konsiderueshme, si rezultat i donacioneve të shumta. Kështu, në mesin e shekullit të 19-të ai kishte 8000 dele dhe të ardhurat nga fshatrat Lubanishtë, Poyan dhe Stenie. Në vitin 1923, ajo iu dha si dhuratë për Krishtlindje nga mbreti i ardhshëm shqiptar Ahmed Zogu çiftit mbretëror Aleksandër I Karagjorgjeviç dhe Maria Rumanska. Manastiri i Shën Naumit është një destinacion pelegrinazhi . Besohet tradicionalisht, duke përfshirë edhe popullatën myslimane në rajon, se adhurimi atje ndihmon me sëmundjet mendore, që çoi në shfaqjen e fjalës së urtë bullgare “Ose mendje ose Shën Naum”. Në të kaluarën, pelegrinët mund ta kalonin natën në dhomën ngjitur me kapelën me varrin e themeluesit të manastirit të Shën Naumit, në të djathtë të kishës së manastirit, në lutje për shërim, dhe sot – në një hotel më vete. Festa e kishës së manastirit është dita e Shën Naumit të Ohrit – 20 qershor. Festa të tjera madhore monastike janë dita e dimrit të Shën Naumit – 23 dhjetor, 27 korrik, kur nderohet kujtimi i Septuagintës së Shenjtë dhe dita e Kryeengjëjve të Shenjtë, për nder të të cilëve u ndërtua fillimisht manastiri.
Wikipedia eshte nje rubrike qe mund te shkruaj kushdolloj kerme
o Zoti Seneka, po ky Naumi mos ishte gje Shen?
Po ne shen naum nuk ka as edhe nje germe ose si te thuash ,nishan shqiptare,ku na doli shqiptare.Ruani Drilonin se e keni bere VOLOREKA,duket nga Ohri e Shen Naumi, Po grad eci….
Me mire qe e moren sllavet se Shqiptaret do e benin xhami.
Sa ndryshim ka diferenca e intelligjences shqiptare me ate sllave, pasqyrohet ne liqenin e ohrit, krahasoni anen sllave me ate shqiptare.
Monastiri i Shen Naumit eshte ndertuar nga Naumi qe eshte emer ekskluziv Arumun.. Edhe sot e kesaj dite e tere krahina e shen Naumit e me gjere eshte e populluar nga Vllehe (arumune).
Sami i padituri po lexo pak histori te mirefillte o mavri injorante perpara se te hedhesh brockulla ne kete forum te nerum te gazetes DITA, ne deren kryesore te manastirit eshte gdhendur emeri i shen Klementit qe po keshtu hapi debat para do kohe se ishte shqyptar ky shenjtor ishte nxenesi i Kirilit dhe Metodit dy shenjore te orthodoksise sllavo-bullgare qe sajuan cirilicen, alfabetin sllav te cilin e perdorin te gjitha shtetet sllave sot dhe qe te dy ishin nxenes te shen Naumit te Ohrit, ja cfare shkruan historia per kete shenjtor:
“…Shën Klementi është një pishtar, figurë shpirtërore dhe letrar, trashëgimtar i Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi, të cilit Kisha Ortodokse Bullgare i jep nder më 25 nëntor. Sipas autorëve të Jetëshkrimit (Legjenda Bullgare) të Kryepeshkopit të Ohrit Theofilakt dhe të jetëshkrimit (Legjenda e Ohrit) të Kryepeshkopit Dhimitri Homatian ky at i madh dhe shenjtor bullgar është trashëgimtar i mizëve evropianë, të quajtur nga shumë njerëz bullgarë (Homatian). Burimet historike dëshmojnë se kur krijuesit e shkrimit sllav Kiril dhe Metodi u nisën për në Moravi, morën me vete edhe të afërmin e tyre Klement. Ai i shoqëroi dy vëllezërit edhe në Romë, ku u vesh prift. Pas vdekjes së Shën Metodit në vitin 885, i cili ishte kryepeshkop i Moravisë, kleri gjerman dëboi nxënësit e tij. Ata u mirëpritën përzemërsisht në Shtetin Bullgar, i cili pranoi krishterimin gjatë vitit 864. Pas marrjes së fesë së re vendi dhe populli kishin nevojë për mësues dhe përhapës të fesë në një gjuhë të kuptueshme. Më shumë hollësi për kontributin e Shën Klementit në krijimin e kulturës letrare mesjetare na solli doc. Trendafill Krëstanov. Vepra e Shën Klementit është lidhur drejtpërsëdrejti me veprimtarinë e vëllezërve Kiril dhe Metodi dhe të Shën Naumit, i cili konsiderohet si bashkëvëllezër i tij. U zbulua “Tregimi për jetën e Shën Naumit”, ku thuhet se Klementi dhe Naumi, bashkë me mësuesit e tyre, krijuan në alfabetin e porsakrijuar shkrime të shenjta, të cilët u kontrolluan dhe u bekuan në Romën e Vjetër. Kështu ata në fakt e kanë përgatitur misionin e tyre iluminist. Përsëri atje nënvizohet se tre prej nxënësve të Kirilit dhe Metodit – Klementi, Naum dhe Angelari, e kanë ëndërruar Bullgarinë, kanë shpresuar se do të shkojnë atje dhe kanë qenë të sigurt se Bullgaria do t’i strehojë. Në të vërtetë udhëheqësi bullgar Boris Mihail i priti me përzemërsi dhe u siguroi atyre të gjitha kushtet e domosdoshme për zhvillimin e veprimtarisë letrare, qëllimi i së cilës ishte kënaqja e nevojave të kishës bullgare me librat e domosdoshëm teologjikë. Princi Boris e dërgoi Shën Klementin si mësues. Siç thotë doc. Krëstanov puna e mësuesit ka qenë shumë e rëndësishme për përhapjen e krishterimit, sepse ai ka si qëllim ta edukojë popullin, të zhvillojë biseda, t’i arsimojë të rinjtë, të përkthejë libra dhe të shkruajë predikime, jetëshkrime, fjalime lavdëruese, himne kishtare. Sipas të dhënave historike për 7 vjet Shën Klementi ka arsimuar 3500 nxënës në Bullgarinë Jugperëndimore. Ata pasi visheshin priftërinj e zëvendësonin klerikun grek me atë bullgar, i cili ia predikonte popullit krishterimin në një gjuhë të kuptueshme. Nuk është e rastit se Teofilakt e quan Shën Klementin peshkop të parë, i cili predikon në gjuhën bullgare, duke pasur parasysh veprimtarinë e tij për përhapjen e krishterimit dhe për arsimimin e bullgarëve. Nga trashëgimia letrare e Klementit më të ruajtura janë kopjet, të cilët ai i ka bërë në Moldavi dhe në Vllahi, sepse atje gjuha është e ndryshme dhe janë rishkruar fjalë për fjalë, na shpjegoi bashkëbiseduesi ynë. Në procesin e veprimtarisë së tij shkencore doc. Krëstanov zbuloi datën e vdekjes së shenjtorit, duke arritur të lokalizojë edhe selinë e tij të peshkopit. Si peshkop Klementi ka pasur disa emra, Klementi i Tiveropolit dhe Klementi Veliçki. Në Bibliotekën e Vatikanit u gjeten dokumente të Aristarhi Stavrakit – një logotet i Patrikanës së Kostandinopojës, i cili dekada me radhë i ka bërë listat e peshkopatave, përfshi këtu Velegrada (Berat) dhe Kanina të Epirit të Veriut. Atje e hasa emrin Klement me datën e vdekjes së tij – 25 korrik 916. Edhe në Almanakun e Papës “Annuario Pontificio” ka të dhëna për një peshkopatë të tillë. Nga viti 893 deri në 906 ajo udhëhiqet nga Peshkopi i Tiveropolit (Tiveropoli është emri i vjetër i Strumicës), ndërsa nga viti 906 deri në vdekjen e vet – nga Peshkopi Veliçki (Velisa është një nga emrat e vjetër të Beratit). Që t’i përkushtohet krejtësisht veprës letrare, udhëheqësi bullgar Boris i ka siguruar Shën Klementit shtëpi në Devoll dhe Ohër. Shtëpia e tij në Ohër ka qenë afër tempullit “Shën Pantelejmon”, ku ai është varrosur. Çdo një shenjtor nderohet atje ku janë lipsanat e tij dhe jo atje ku ka lindur, ose ku ka qenë veprimtaria e tij. Prandaj emri i shenjtorit duhet të përmendet ashtu siç janë nënshkruar edhe veprat e tij Shën Klementi, Peshkopi Veliçki dhe i Ohrit…”
Me falni se nuk kam shume njohuri per fene si i rriture ne kohen e komunizmit. Nga te gjithe komentatore nuk shikoj ndonje lidhje me shqiperine ose shqiptare, pervec fjalise qe mbreti Zoge ja fali atyre.
Pyetja eshte, cfar lidhlje ka Zogu i shqiperise me manastirin e maqedonise,ose bullgari, ose rrumanise,etj,etj.