Ku ndodhet Munella?

redaktor

I nderuar lexues! Munella është mal në kufirin e rrethit të Pukës në veri, me atë të Mirditës në jug me lartësi 1991 m (Maja e Kryqit). Shtrihet midis luginës së Fanit të Madh në veriperëndim dhe Fanit të Vogël në juglindje. Ka formë të përzgjatur me gjatësi 6 km dhe gjerësi 3 km. Pjesa kulmore ka sipërfaqe të valëzuar me pjerrësi të vogël, tepër të copëtuar nga gropat e hinkat karstike. Shpati veriperëndimor dhe juglindor formon rrëpira 200-300 m të thella, kurse në shkëmbinjtë efuzivë shpatet janë relativisht më të butë. Bimësia përfaqësohet nga dushku, ahu dhe në lartësitë më të mëdha, nga kullotat alpine.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *