Ku ndodhet Paleokastra?

redaktor

Paleokastra është kështjellë e antikitetit të vonë në provincën e Epirit të vjetër, aty ku bashkohet lumi Drino me lumin e Kardhiqit. Sipas mbishkrimit dedikues, u ndërtua më 311-314. Shërbente për njësinë ushtarake, që kontrollonte lëvizjen në rrugët gjatë luginës së të dy lumenjve. Kështjella ka trajtë trapezi, përfshin 1 ha, hyrja kryesore është në perëndim. Muret përforcohen me 14 kulla. Brenda ruhen gjurmë të fjetoreve të ushtarëve. U shkatërrua më 378 nga gotët. U rindërtua në shek.V, kur u ngritën edhe dy bazilika paleokristiane. Jeta dëshmohet deri në fund të shek.VI.

 

Share This Article
8 Comments
  • Qyteti quhej Panote qysh 6 shekuj para se te ndertohej keshtjella. Kur u ndertua keshtjella qyteti u quajt Panot-kaster (nga latinishtja castellum – keshtjelle).
    Evolucioni i emrit nga Panotkaster ne Palokaster shpjegohet vetem me shqipen qe mund ta ndroje N-ne ne L. (si Panormo ne Himare qe sot quhet Porto Palermo).

    • C’panot kaster flisini mor amani. Nuk behemi me patriote duke dhene shpjegime qe ne vend te ta mbushin mendjen, ta zbrazin fare. Paleokaster eshte greqisht e paster dhe do te thote Keshtjelle e vjeter, ashtu sic eshte edhe vete objekti ne fjale. Motra te saj gjen plot neper Greqine moderne, si per shembull Paleokastrice ne pjesen perendimore te Korfuzit.

  • Kjo pamja ketu ndodhet ne Greqi.Ku ndodhet Paleokastra,se nuk e dijme ku bashgkohet lumi Drino me Gardhiqin?

  • Paliokastro (ose Paleokastro) ndodhet 14km në perëndim të Heraklion, në brigjet perëndimore të Gjirit të Heraklion ne Krete Ky është një plazh piktoresk, ka formën në dalje të një luginë të gjelbër e cila përshkohet nga përrenj zbritur nga fshati Rogdia. Paliokastro është i mbrojtur mirë në të dy anët nga shkëmbinjtë gjatë dhe shikon nga lindja. Dhe mos na beni Enciklobedi ju te dites kur nuk keni qene ndonjehere dhe aq me teper kur nuk keni lexuar per kete vend.

    • Ti “shkenctari” e kupto qe ka disa vende me ate emer. Dita po shpjegon termin per Paleokastren ne Shqiperi, jo ne Greqi.

  • Paliokastro (ose Paleokastro) ndodhet 14km në perëndim të Heraklion ne Krete, në brigjet perëndimore të Gjirit të Heraklion. Ky është një plazh piktoresk, me formë në dalje të një luginë të gjelbër e cila përshkohet nga përrenj zbritur nga fshati Rogdia. Paliokastro është i mbrojtur mirë në të dy anët nga shkëmbinjtë gjatë dhe shikon nga lindja. Eshte nje plazh i mrekullueshem qe frekuentohet me shume nga familjare pasi ka vetem pak taverna qe sherbejne.

  • shkrimi eshte fiks kurse foto eshte tjeter. paleokaster do te thot kala e vjeter . dhe aty bashkohet lumi drino qe eshte shekullor aty dhe nga krau tjeter belica qe vjen nga kardhiqi kalaja eshte nga me te bukurat po kush shtet do ta lente kete kala ne kete gjendje para 20 vjetesh ishin muret nga 8 m te larta kurse sot po zhduken fare .?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *