I nderuar lexues! Shpella e Bënjës ndodhet në luginën e Lengaricës, pranë fshatit Bënjë të Përmetit. Shpella ka trajtën e një korridori të gjatë rreth 160 m, i cili degëzohet duke formuar disa mjedise të përshtatshme për banim. Gërmimet janë bërë më 1983. Shtresa më e hershme kulturore i takon epokës së bakrit dhe riprodhon tërësisht tiparet e kulturës së Maliqit II. Shtresa tjetër dhe më e pasur kulturore i takon epokës së bronzit me të tri periudhat e zhvillimit të saj. Shpella vazhdoi të mbetej si pikë e banuar deri në kohën e vonë antike e në fillimet e mesjetës.
