I nderuar lexues!
Shpella e Gadimës është shpellë karstike në Kosovë, në lindje të fushës së Kosovës, 3 km nga rruga Prishtinë-Shkup, në afërsi të Lipjanit, në fshatin e Gadimës së Poshtme. Njihet ndryshe si “Shpella e Mermertë”, e formuar nga veprimtaria tretëse e ujit mbi mermerin, dhe si e tillë mund të jetë e vetmja që njihet në botë. Përbëhet nga korridore, galeri e salla të mbushura me stalaktite, stalagmite, shtylla e kolona dhe shumë stoli të tjera me bukuri të rrallë. Janë hulumtuar rreth 1500 m, që përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të saj. Shpella ka vlera shkencore dhe turistike.
