Ku ndodhet Shpella e Gadimës?

redaktor

Shpella e Gadimës është shpellë karstike në Kosovë, në Lindje të Fushës së Kosovës, 3 km nga rruga Prishtinë-Shkup, në afërsi të Lipjanit, në fshatin e Gadimës së Poshtme.

Njihet ndryshe si “Shpella e Mermertë”, e formuar nga veprimtaria tretëse e mermerit mbi ujin dhe si e tillë mund të jetë e vetmja që njihet në botë.

Shpella ndahet në katin e mesëm që është për vizitorët, katin nënujor dhe katin e sipërm.

Përbëhet nga korridore, galeri e salla të mbushura me shtylla, kolona dhe shumë stoli të tjera me bukuri të rrallë.

Janë hulumtuar rreth 1500 m, që përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të saj.

Shpella ka vlera shkencore dhe turistike.

 

d.a. / dita

Share This Article
2 Comments
  • D.A,
    Mosi shkruaj gjera pa pergjegjesi!!!!!
    Nuk vepron mermeri mbi ujin, por uji mbi mermerin qe ka karbonat kalciumi. Ky i fundit tretet, pra ndodh procesi karstik qe edhe nxenesit e kl. 5 e mesojne ne Dituri Natyre.

  • d.a,
    Po ta shkruaj dhe une me ta vogla si ti, ndonese eshte gabim.
    Mos shkruaj pa fare pergjegjesie. Nuk vepron mermeri mbi ujin, por uji mbi meemerin qe ka karbonat kalciumi. Tretja eshte proces karstik qe e mesojne nxenesit e kl. 5 ne Dituri Natyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *