Ku ndodhet Sofra e Skënderbeut?

Nela

Sofra e Skënderbeut (ose Guri i Pishkashit) është nië pllakë e madhe gëlqerorësh të kretakut me formë pak a shumë të rrumbullakët e vendosur mbi shkëmbinj në skajin juglindor të rrethit të Librazhdit, në veri të Përrenjasit (ku është dhe fshati Pishkash), rrëzë malit të Skurës.

Zotëron mbi viset përreth dhe nga Qafa e Thanës ka një pamje madhështore dhe piktoreske.

Sipas gojëdhënave, në këtë pllakë që ka pamjen e një tryeze gjigante, Skënderbeu ka ngrënë drekë së bashku me ushtarët e vet, pas njërës prej betejave të tij të shumta të kurorëzuara me fitore.

Emërtime e gojëdhëna të njëjta ka edhe në Kostenjë, Skuraj etj.

n.s. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *