Ku ndodhet Sulova?

redaktor

I nderuar lexues! Sulova është zonë kodrinore midis lumit të Devollit në veri dhe malit të Tomorit në jug. Bën pjesë në rrethin e Gramshit (Sulova e Sipërme) dhe rrethin e Elbasanit (Sulova e Poshtme). Relievi është tepër i copëtuar nga rrjeti i dendur i përrenjve, vende-vende ka terrene të degraduara e vatra gërryerjesh. Lartësitë më të mëdha shkojnë nga 980 m (Kalaja e Irmajt, pika më e lartë), në 946 m (Kalaja e Tunjës) dhe 736 m (Mali i Sulovës). Dallohet për rrjet të dendur hidrografik. Qendrat kryesore të banuara janë: Mollasi, Përrenjasi, Tunja, Kushova.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *