Ujëvara e Grunasit ndodhet në shpatin perëndimor të luginës së Thethit në Alpet Shqiptare.
Nis në rrëzën perëndimore të majës së Boshit, ku formon një lug të ngushtë nëpër një shpat gëlqeror, pastaj uji bie menjëherë në një greminë 25 m të thellë.
Në rrëzën e greminës është formuar një pellg, prej të cilit uji derdhet në luginën e Thethit, tek fillimi i kanionit të Grunasit.
Gjithë shpati ku thyhen ujërat e kësaj ujëvare është i mbuluar nga një pyll i dendur ahu dhe rreth e rrotull bien stërkala.
Ujëvara e Grunasit me mjedisin e saj, përbën një nga dukuritë e rralla të Alpeve Shqiptare dhe prandaj është një pikë e rëndësishme turistike dhe monument natyre.
n.s. / dita

Pse nuk e ilustroni me disa foto, kushtojne shume!?
……sapo i erdhi nji dopjo tjeter rraki, kshtu qe zoti derr gazetar mendoi qe nuk eshte e arsyeshme te meret me “gazeten” para dopjos se rrakise…..
Nuk eshte zgjiidhje fshirja e komenteve. Nuk ju bene terheqes e te besueshem!!!!!!
Ne fakt eshte ne shpatin lindor te lugines se Thethit.
Si zakonisht, këta Markët, do thonë të kundërtën, sepse janë në opozitë, shkruesi (qe është i qeverisë) thotë që është në shpatin perendimor të luginës së Thethit, jo, thotë Marku, është në shpatin lindjor.
Aty kam lindur dhe rritur o Dinpaku.Shko I pij ilaçet se me pjerdhur.