Vitamina D përftohet natyrshëm, kur lëkura bie në kontakt me rrezet e diellit.
Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga një numër sëmundjesh që lidhen me moshën.
Shkencëtarët kanë zbuluar kohët e fundit se niveli i ulët i vitaminës D mund të shoqërohet me një rrezik më të lartë për demenca apo degradim mendor.
Lëkura e njerëzve të moshuar është më pak e aftë për të prodhuar vitaminë të nevojshme, ndaj demenca apo humbja e kujtesës është e zakonshme tek të moshuarit.
Sëmundjet e muskujve –Ekzistojnë receptorë të Vitaminës D në muskuj të cilët japin efekt direkt në fortësimin e muskujve. Deficienca e rëndë e Vitaminës D shkakton miopati, e cila jep dobësim dhe dhimbje të muskujve. Zëvendësimi i kësaj Vitamine mund të përmirësojë komplet këto ankesa.
Sëmundjet kardiovaskulare – Mungesa e Vitaminës D është shoqëruar me rritje të prevalencës së hipertensionit, hiperlipidemisë, sëmundjeve vaskulare periferike, infarktit të miokardit, insuficiencës kardiake dhe insultit cerebrovaskulare.
Infeksionet – Mungesa e Vitaminës D rrit rrezikun e infeksioneve të traktit të sipërm dhe të poshtëm respirator si dhe urinar.
Depresioni – Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës në tru përmes receptorëve të tyre për Vitaminën D të vendosur në korteksin e gjëndrave mbiveshkore, si dhe efekti mbrojtës kundër rënies së serotoninës dhe dopaminës.
b.m./dita