I nderuar lexues!
Zagoria (Tejmali) është zonë gjeografike dhe etnografike në rrethin e Gjirokastrës. Kufizohet nga mali i Dhëmbelit në lindje dhe i Lunxhërisë në perëndim. Është e ndërtuar nga flishi paleogjenik që formon një sinklinal dytësor në trajtë lugine në brezin antiklinal të Beratit. Lugina ka fund të ngushtë dhe shpate të pjerrëta. Përmes saj rrjedh lumi i Zagorisë (degë e Vjosës). Në krahun e djathtë të shtratit të lumit dalin një sërë burimesh karstike. Mbulesa pyjore është e rrallë. 9 fshatra të vendosura në të dy anët e luginës deri në lartësinë 800 m, përbëjnë fshatin e bashkuar Nivan.

Zagoria perbehet nga 10(dhjete) fshatra, jo ((nente), si shkruhet ketu. Ata jane Sheperi, Nivani, Nderani, Topova, Koncka, Zheji, Doshnica, Vithuqi(Bythyqi, ose Fshat’ i Vogel), Hoshteva dhe Lliari.