Ku ndodhet Zeba?

redaktor

 

I nderuar lexues! Zeba është mal në jugperëndim të rrethit të Kukësit me lartësi 1987 m. Shtrihet midis luginës së sipërme të Fanit të Vogël në veriperëndim dhe luginës së përroit Molla e Lurës në jugperëndim. Ka formë të përzgjatur me gjatësi 11 km e gjerësi 3-4 km. Kurrizi i Zebës është mjaft i mprehtë në pjesën verilindore, kurse në pjesën jugperëndimore është copëtuar nga gropat e hinkat karstike. Shpati veriperëndimor dhe ai juglindor janë të rrëpirtë në pjesën e sipërme gëlqerore (mbi 1300-1400 m), kurse në shkëmbinjtë efuzivë të pjesës së poshtme janë relativisht më të butë. Bimësia përfaqësohet nga dushku, ahu dhe pisha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *