Gjatë periudhës Janar -Qershor 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rezulton se ndërsa të ardhurat buxhetore, janë shtuar 8,181 milion lekë, shpenzimet korrente janë shtuar 15,248 milion lekë ndërsa shpenzimet gjithsej 13,399 milion lekë, pra shumë më tepër se të ardhurat…
Nga Koço Broka
Javën e kaluar u publikuan TREGUESIT FISKAL SIPAS BUXHETIT TË KONSOLIDUAR JANAR – QERSHOR 2019. Ato në vetvete ishin mjaft domethënëse, ndonëse komplekse.
Kjo për faktin se ndërsa, të ardhurat buxhetore të periudhës Janar-Qershor 2019 paraqiten me një ritëm rritjeje më të lartë se sa ajo e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ose respektivisht 3.8 % nga 2.2 %; ndërkohë ato janë më pak se të ardhurat e planifikuara për 6 mujorin e parë të këtij viti, dhe me pak se sa ritmi mesatar i rritjes së tyre gjatë gjithë vitit 2018 që ishte 4.4%. Ndërkaq ritmi i rritjes së tyre në Qershor ishte mjaft i ulët ose drejt stanjacionit vetëm në masën e 0.2%.
Në kushtet e ritmeve të tilla të rritjes të të ardhurave buxhetore dhe kur ritmet e rritjes të shpenzimeve si korente dhe ato në tërësi ishin mjaft më të larta, janë përkeqësuar përpjestimet midis shtesës dhe ritmit të rritjes midis të ardhurave buxhetore nga njëra anë dhe shpenzimeve korrente, shpenzimeve gjithsej, dhe për rrjedhojë dhe të defiçitit buxhetor nga ana tjetër.
Më konkretisht, nëse i referohem ritmit të rritjes, gjatë periudhës gjashtëmujore Janar-Qershor, ndërsa ritmi i rritjes të të ardhurave buxhetore ishte si kam përmendur edhe më lart, 3.8 %, ai i rritjes të shpenzimeve korrente ishte 8.2 përqind, ai i rritjes të shpenzimeve gjithësej 6.2 %, duke shpënë në thellim të rritjes të defiçitit buxhetor.
Në këto kushte ritmi i rritjes të shpenzimeve kapitale ka rezultuar negativ ose -6.2%, pra ato janë pakësuar përkundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kjo situatë është më e qartë dhe për çdo lexues, në se i referohem jo vetëm ritmit të rritjes por dhe shtesës absolute të këtyre treguesve.
Kështu gjatë kësaj periudhe Janar -Qershor 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rezulton se ndërsa të adhurat buxhetore, janë shtuar 8,181 milion lekë, shpenzimet korrente janë shtuar 15,248 milion lekë ndërsa shpenzimet gjithsej 13,399 milion lekë, pra shumë më tepër se të ardhurat.
Në këto rrethana, shpenzimet kapitale janë pakësuar për -1,886 milion lekë, ndërsa balanca midis të ardhurave dhe shpenzimeve është përkeqësuar duke u rritur defiçiti buxhtor për -5,218 milion lekë.
Por një situatë e tillë kur të ardhurat rriten më pak se sa shpenzimet korrente dhe ato gjithsej e për rrjedhojë ka një rritje kreshendo, si për shtetin, ashtu dhe për familjen dhe individin, nuk mund të vazhdojë gjatë.
Kjo ecuri gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, është larg dhe ndesh me pretendimin e shpallur gjatë hartimit të buxhetit të shtetit për vitin 2019, kur nënvizohej “Buxheti 2019, të ardhurat rriten mbi 30 miliardë. Vazhdon konsolidimi fiskal”. Realizmi i të ardhurave në fakt është jo vetëm larg këtij objektivi, por në kushtet e rritjes më të shpejtë të shpenzimeve nuk bëhet fjalë për vazhdimin e konsolidimit fiskal por për përkeqësim të tij.
Në këto kushte, analiza e tyre u bë një objekt i posaçëm i Kryeministrit dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Siç dihet kjo është shoqëruar me ndryshimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, dhe intesifikimim ose aksionin e luftës kundër evazionit fiskal dhe informalitetit ashtu si ndodhi në gjashtëmujorin e dytë të 2015.
Është për të përshendetur angazhimi për futjen e faturave tatimore elektronike. Këtë e ndjen jo vetëm biznesi por dhe çdo qytetar në rolin e blerësit ku çdo blerje po shoqërohet në një shkallë të madhe në rritje, me dhënie e kuponit tatimor deri nga shitsit e fruta perimeve.
Natyrshëm lind pyetja në çfarë shkalle kjo valë, ky aksion e organeve tatimore dhe ofrim i kuponit tatimor është shoqëruar e do të shoqërohet me rregjistrimin e biznesve të paregjistruara deri më sot apo shtimin e faturave tatimore në gjithë proçesin e transaksioneve?! Kjo nuk është objekt i drejpërdrejtë i këtij shkrimi.
Por gjithsesi kjo nuk përjashton pyetjet:
A janë të mjaftueshme masat operative dhe operacionale të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ndonse të pashmangshme të ndërmarra këto ditë, për të rikthyer konsolidimin fiskal?! Cila do të jetë ashpërsia dhe efekti i këtyre masave, krahasuar me ato të ndërmarra në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2015? A janë nxjerrë mësimet përkatëse nga ajo priudhë? A do të realizohen këto masa operacionale me mirëkuptim e biznesit dhe e pse jo mbështetjen të qytetarëve, përderisa i shërbejnë jo vetëm rritjes të të ardhurave buxhetore por edhe konkurrencës së ndershme?!
A do mundet të marin jetë sugjerimet për mbështetjen e këtij proçesi, nëpërmjet instrumentave të tillë si sugjerimi: “Llotaria e kuponit tatimor, pavarësisht nga mossuksesi i saj në praktikë, në vetvete ishte një ide që ja vlen të përshëndetet e njëkohësisht të shoqërohet nga sugjerime të tjera si ky më poshtë.
Nqs gjithsecili do përfitonte një farë përqindje, nga 20% i TVSH që shteti mbledh, atëherë të jesh e sigurt që asnjëri nuk e lë pa marrë kuponin tatimor, se i bie që t’i falë lekë biznesit që në fund të fundit e ka marrë pjesën e vet për produktin apo shërbimin e ofruar.
Le ta konsiderojë shteti sikur nuk merr 20% TVSH, por 15 ose 17 -18 %, dhe 5-3-2% e TVSH për çdo kupon tatimor të ta jepte ty, a do e lije ti ndonjë kupon pa e marrë, madje do e kërkoje me insistim edhe nqs s’do ta jepnin, se në fund të fundit do kërkoje të merrje 5-3-2% tënd”
Mendoj se një sugjerim i tillë ka vend të diskutohen gjerësisht në media, duke u vlerësuar për vendimarrje nga Qeveria.
Ecuria e të ardhurav buxhetore dhe sidomos arritja e objektivit ambicioz të kësaj Qeverie për konsolidimin fiskal duke e ulur borxhin publik në 64.6 % të PBB në vitin 2019 dhe 59.5 përqind në vitin 2021, varet nga faktorë të ndryshëm, të dukshëm e të padukshëm, të parashikueshëm e të paparashikueshëm, përderisa sa kanë të bëjnë jo vetëm me masa operacionale të ndërmarra nga qeveria për përsosjen e administrimit por sidomos për politikat e saj, me ecurinë real të zhvillimit ekonomik me mbarimin e dy investimeve te medha të huaj, sjelljen e biznesit dhe konsumatorëve, apo faktorë të tjerë të jashtëm qofshin ata natyrorë apo e luhatja e çmimit të mallrave në tregjet ndërkombëtare si nafta etj, ndikimi i kursit të këmbimit etj.
Në këtë rafsh masat e ndërmarra për ndryshimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, për intesifikimim ose aksionin e luftës kundër evazionit fiskal dhe informalitetit, janë vetëm një prej faktorëve. Sado të rëndësishme qofshin ato si e tregoi praktika e vitit 2015, kur u intesifikua operacioni kundër informalitetit, në fakt në atë vit është realizuar shtesa më e ulët e të ardhurave buxhetore gjatë periidhës 2014-2018.
Masat për bllokimin e biznesevee masat e tjera ndëshkuese, apo aplikacioni dedikuar që quhet “StopInformalitetit”, kanë rolin e vet, por janë të pamjaftueshëm pa përdorimin e karotës dhe harmonizimin e saj me masat ndëshkuese dhe pa kthyer sytë në faktorët e tjerë si politikat fiskale dhe rritjen ekonomike.
Çështja është se në praktikë nuk shihet reflektim ndaj politikave të ndjekura nga Qeveria.
Jo më pak rëndësi ka cilësia e pritshmërive dhe parashikimit të treguesve fiskalë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ecuria e treguesve të gjashtështëmujorit, kërkon dhe imponon ndryshim të buxhetit të shtetit dhe jo vetëm Akte Normativë. Nëse psh rritja e të ardhurave tatimore nga akciza gjatë kësaj periudhe ka qënë 2.4 përqind nga 6.2% të parashikuar dhe se ky parashikim për gjithë vitin 2019 mbështetej ashtu si dhe në 2018, midis të tjerash në programimin e rritjes me 200 ton cigare krahasuar me të pritshmin e vitit paraadhës, të dhënat e importit të cigareve në fakt për 6 mujorin e parë të vitit 2018, paraqiten me ulje krahasuar me ato të vitit parardhës 2017, ndërsa ato të këtj viti, paraqiten më të ulta si ndaj të njëtës periudhë të vitit 2018 por edhe 2017.
Kjo nuk është suprizë po të mbaht parasysh ligjin i ndalimit të duhanit në ambiente të mbyllura, por dhe rritja e akcizës së tij. Madje deputetë të mazhdorancës e kanë ngritur këtë problem kur u dsikutua draft buxheti por Ministria e Financave dhe Ekonoisë nuk e mori në konsidertatë. Parashikimi dhe pritshmëria realiste duhet t’i zërë vendin e asaj euforike në mjaf raste.
Kjo bëhet më e mprehtë në realizimin e elementit kryesor të tatim- taksave e për rrjedhojë atë të të adhurave të buxhetit, Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH). Ndërsa ky tregues është parashikuar me rritje jo të vogël për vitin 2019 ose me një shtesë në masën 10 miliard lekë, pavarësisht rritjes së detyrimeve për rimbursimin e saj ndaj TAP e disa investimeve të tjera, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj mjaft bizneseve brenda gjashtëmujorit të parë, në fakt jo vetëm TVSH neto, por dhe TVSH bruto, janë realizuar në një nivel më të ulët se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Shtesa e rimbursimeve të TVSH, prej 1.5 miliard lekë më tepër se sa vitin e kaluar apo rritja e e informaliteti nuk janë faktorët e vetëm që kanë ndikuar në stopimin dhe rënien e TVSH krahasuar me vitin e kaluar. Tek TVSH bruto kanë ndikim të drejpërdrejtë fakorët ekonomikë si rënia e ritmit të rritjes të PBB, rënia e ritmit të importeve etj.
Kur bëhet fjalë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit, zor se mund të gjendet një artikulim më pikant e më i saktë retorik se ajo e deklarimit të kryeministrit Edi Rama në vjeshtën e 2013-të kur është shprehur:
“Kemi TVSH të parimbursuar. TVSH-ja e parimbursuar është shprehja më kuptimplotë e nivelit banal ku mund të bjerë një shtet që i thotë vetes demokratik, por është banal. Një shtet që thotë kjo ty të takon, por ti nuk e merr dot se nuk dua unë, është një shtet që nuk meriton asgjë, nuk meriton as respekt, nuk meriton as taksa, nuk meriton asgjë. E si mund të pretendojmë ne nga sipërmarrja, që sipërmarrja të marrë përsipër përgjegjësitë e veta karshi këtij populli dhe këtij vendi, kur ne i themi nuk të japim TVSH-në!”
Por ky artikulim kërkon realizmin e tij në praktikë shlyerjen e gjithë detyrimeve të prapambetura. Ndryshe të kujton vargjet e këngës “ të tjera bën /të tjera thua /që të ma prishësh mëdnjen mua…”
Ky artikulim imponon që krahas aplikacionit të dedikuar StopInformalitet ai të shoqërohet me aplikacionin Stopmosrimbursime të detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit dhe transparencë mujore ndaj mosrrimbursimeve e mosshlyerjes të detyrimeve ndaj biznesit. Kjo transparencë është e nevojshme të shoqërohet dhe me efektet fiskale të politikave të ndryshme të ndërmarra për vitin 2019, si mbyllja e llotosporteve, përjashtimi i TVSH-së për inputet bujqësore e në sektorë të tjerë etj.
Nëse në shkurt të këtij viti, Drejtoria e Pergjithshme bëri transparente detyrimet të prapambetura ndaj biznesit dhe planveprimin për shlyerjen e tyre brenda muajit Qershor, në analizën e bërë nuk u dëgjua asgjë nga Kryeministri apo Ministri i Financës dhe Ekonomisë se çfarë ka ndodhur me shlyerjen e tyre.
Është e mjerueshme që qytetarët të kthejnë si dikur sytë e veshët nga Zëri i Amerikës (intervistë e botuar edhe këtu në Dita) dhe të mësojnë nga shefi i misionit të FMN-së se:
“Ka patur një problem më të madh me pagesat e prapambetura në të kaluarën, por ne jemi të shqetësuar pasi ky problem vazhdon dhe përsëritet. Dhe kjo ndikon ekonominë sigurisht pasi ka njerëz që nuk paguhen apo nuk marrin riinbursimin që u takon nga VAT”
Nëse të punësuar në sektorin privat jo-bujqësor sipas INSTAT në tremujorin e parë të vitit 2019 ndaj tremujorit të parë të 2018 ka rënë në më pak se 1 mijë vetë, kur ky tregues për dy vitet paradhëse 2018 dhe 2017 ka qënë në masën e 50 mijë vetë në vit, pavarësisht nga dukuritë e informalitetit dhe punonit e jtur të paformalizuar gjatë këtyre ditëve të operacionit antiinformaliet nuk mund të shpegohet vetëm më këtë faktor.
Krahas tij ajo e ka bazën se aktualisht është përgjysmuar numuri i të papunëve punërkërkues krahasuar me fund vitin 2015, sepse ka vazhduar migracioni neto në nivele të larta, dhe hyrjet e reja të popullsisë në moshë pune thuajse janë barazuar me daljet në pension.
Ndoshta askush më mirë se kushdo tjetër do dijë ta shpjegojë dhe japë përgjigje për këto dukuri Drejtoresha aktuale e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ish Drejtore e INSTAT.
Por këto të dhëna bëjnë apel se vazhdimi i konsolidimit fiskal, nuk mund të rivitalizohet vetëm me operacionin antiinformalitet, sado i nevojshëm dhe i dobishëm është ai.
Të dhënat e pasqyrës TREGUESIT FISKAL SIPAS BUXHETIT TË KONSOLIDUAR JANAR – QERSHOR 2019 flasin se këtë vit po konsolidohet rritja e disa shpenzimeve korrente si ato për interesa (gjatë këtij muaji është vënë re edhe rritja e interesit të bonove të thesarit 12 mujore) dhe shtesa më e lartë e shpenzimeve të sigurimeve shoqërore se ajo e të ardhurave të tyre.
Këto janë shoqëruar me shtimin e shpenzimeve operative të mirëmbajtjes si ndaj vitit të kaluar ashtu dhe ndaj shpenzimeve të planifikuara, për të cilat duhet bërë transparencë e plotë ndaj publikut se nga ka ardhur ky tejkalim shpenzimesh. Vlen të nënvizohet se këto prirje, që nuk janë vënë re në vitet 2014-2018 jo vetëm që pritet të vazhdojnë por janë afatmesme dhe afatgjata.
Si përmenda më lart balanca fiskale gjatë këtij gjashtëmujori është përkeqësuar, si ndaj vitit të kaluar ashtu dhe ndaj planikimit, duke u shoqëruar me thellim të deficitit të buxhetit. Kjo është shoqëruar me rritjen e ripagesave, pra të pagesave të principalit borxhit të jashtëm.
Pra borxhi publik duhej të shtohej. Por si del nga nga publikimi i datës 24 Korrik, për borxhin publik, të brendshëm dhe të jashtëm, sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, borxhi publik i shprehur në lek është pakësuar për 1.8 miliard lekë, duke u pakësuar borxhi nga kreditorë të huaj duke u rritur nga kreditorë vendas, kur borxhi i jashtëm është ulur jo vetëm në lek por edhe në euro.
Po sipas pasqyrës TREGUESIT FISKAL SIPAS BUXHETIT TË KONSOLIDUAR JANAR – QERSHOR 2019, rezulton se këtu ka efektin e vet fakti se gjatë këtij gjashtëmujori ka pasur një shtesë të Mbështetjes Buxhetore prej më shumë se 10 miliard lekë por që ka qënë të paplanifikuar.
Nëse do mungonte kjo mbështetje rritja e interave të letrave me vlerë, bonove dhe obligacioneve do të ishte më e lartë për shkak të veprimit të ligjit të kërkesë ofertës por to.
Mbështetja buxhetore mund të jetë kredi kur jepet nga Banka Boterore por edhe grant kur jepet nga Bashkimi Europian. Mbështetja Buxhetore është një mjet për të zbatur asistenën financiare të Bshkimin Europian. Ky instrument ka disa vjet që përdoret nga Bashkimi Europian edhe për vendin tonë. Ai është një nga pesë llojet e instrumentave që përdoret në kuadrin e IPA II, dhe paraqitet si mbështetje buxhetore e përgjithshme ose sektoriale.
Ka ardhur koha që përvec transparencës së vlerës të Mbështetjes Buxhetore, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të bëjë shpjegimin e nevojshëm se nga kush është dhënë kjo mbështetje e care lloji ka qënë e përgjithëshme apo sektoriale. Ky është një shpjegim sa i nevojshëm aq dhe i domosdoshëm që të paktën qytetarët dhe biznesi shqiptar t’i shprehin mirënjohjen për BE-së dhe taksapaguesve të saj, për këtë ndihmesë jo të vogël, jo vetëm për qeverinë por për gjithë shqiptarët.
Me të dëshmohet njëkohësisht se mbështetja e procesit të integrimit nga BE për vendin dhe popullin tonë vazhdon.
*****
Autori është ekonomist. Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
“Shyqyr paska shpetuar”
Sot fola ne telefon me nje mik te vjeter nga Berati,Jakup e thone.
Pasi beme pyetjet sandart,ti mire e une akoma mire,Kupja me tha se nje nip i tij nga nje makine ne tjetren qe hedhur pertej,ne Angli.
Atje disa te tijet vajtur kohe me pare e paskeshin ndihmuar nipcen e Kupes duke i gjetur pune te paguar mire.
Paska shpetuar i thash Jakupit por duke u ndare ne bisede me te mendova si erdhi koha te themi shyqyr qe femijet ikin nga vatani dhe gjejne vehten ne dhe te huaj..
BLLOKU prej beto ni dhe blloku prej letre i Isuf Kalos.
Zoti Adrian!
Keto dy”blloqe”jane dy gjera te ndryshm e.E lexova bllokun e dr.Kalos dhe s’ me habiti,sepse n uk mesova asgje te re prej atij ven di te rrethuar aq mistershem.
Ne B LLOKUN real te as aj kaste, dr.Kalo i sherbeu pacientit Enver Hoxha kur t merri burgimeve dhe pushkatimev e brenda tij ishin tragjikishte te nje pasnjeshme. Esht e cuditshme si ng a blloku i tij, dokt or Kalo, na tregon dhe per vogelsira shqetsimesh plak ash e ndonj e flirt te rinjesh qe i ka vizituar apo degj uar e cuditerishte ,as ka pare e as k a degjuar nga go ja e Enverit, Rami zit apo Nexhmijes per shkaqet e ka hsapanes tragjike te 6 anetareve te Byrose Politike.
A eshte i besueshe m ky rrefim i “mj ekut personal” te Enver Hoxhes? Ve shire.Pse?Nuk es hte i sinqerte,dic ka fsheh. Puna e Kalos.
O Mihal, në shkrim-analizën e sipërme të specialistit Broka, flitet për ekonominë dhe bile shumë mirë. Po ti nuk gjete kohë e vend tjetër të komentoje Bllokun e Kalos, por gjete këtë rast? Mbase të është hequr mun dësia, sepse për Bllokun e Kalos, janë ndaluar komentet. Gjithsesi miqësisht, Bureto.
Or gomar,aparatcik i paafte.
Kjo gjuhe me te cilen ke shkruar,vlen per ndonje reth ekonomistesh,por dhe ata mendoj une do ishin merzitur nga kjo menyre teper e thate burokratike.
Qe te jesh specialisti i mire,qe ti me kete paraqitje,jam i sigurte qe nuk je,duhet te kesh intelektin,qe dukurite profesionale te paraqiten sa me thjesht,qe te kuptohen lehte dhe nga jo profesionistet.
Kam lexuar dikur nje liber te akademikut nobelist rus Landau(kundershtar i Hrushovit),mbi teorin e relativitetit,shkruar per lexuesin e thjeshte:
Lexoni sa thjesht dhe bukur e ilustron ai,se si i zgjatet jeta pafundesisht njeriut,nqse udheton me shpejtesine e drites.:
Kemi dy njerez,nje pasagjer brenda ne vagon,,kurse pasagjeri tjeter qendron ne peron.
Brenda vagonit kemi nje burim te koncentruar drite,qe con rezatimin,nga tavani ne dysheme.
Per pasagjerin e vagonit ne levizje,qe supozohet,per te ilustruar eksperimentin,leviz aferisht me shpejtesine e dreites(300.000 km/sek)rezja e drites ,nga tavani do te bjere perependikularisht poshte,pra do formoje nje vije te drejte,ne sistemin e mbyllur te vagonit.
Kurse per pasagjerin e platformes,qe ri ne gjendje qetesie rezja e drites qe bie nga tavani do te levize ne menyre te pjeret deri ne dysheme,ne nje vagon ne levizje.
Koha qe do ti duhet drites te pershkoje rrugen nga tavani ne dysheme,per pasagjerin e vagonit,do te dale,nga pjestimi i gjatesise se katetit me shpejtesine e drites,kurse per pasagjerin e platformes,koha do te dale,nga pjestimi i hipotenuzes me shpejtesine e drites,e cila eshte e njejte,per te dyja sistemit.Hipotenuza,eshte gjithmone me e madhe se kateti,ne nje trekendesh kend-drejte.
Pra koha per pasagjeriin e vagonit, kalon me ngadale,nga ajo e pasagjerit te platformes,si raporti i hipotenuzes me katetin,mbasi shpejtesia e drites mbetet e njejte.
Pra dhe per nje mendje profane behet e kuptueshme thelbi i teorise se nderlikuar te relativitetit te Ajnshtajnit.
Nuk do tia dije Rama per keto shifra.
Kryeministri kërkon të garantojë “majmjen”e llogarisë së “Fushës” me paratë e nxjerra nga grabitja e pronës shtetërore të Teatrit, ku 1200 metra katrorët pronë e tij, me “bekimin” e tij dhe Erion Veliajt, bëhen 8465 metra katrorë. Do ndërtohen 4 kulla 21 katëshe. Janë 205 milionë euro fitim neto, me përllogaritje minimale, ku kryeministri dhe kreu i bashkisë Tiranë kanë fitimin e tyre, prandaj bëjnë të dy si “gore” në pikë të vapës. Është punë lekësh, “njëra dorë lan tjetrën, dhe të dyja lajnë fytyrën”. Por ama fytyrën kriminale të kësaj qeverisjeje dhe oligarkëve klientë të saj nuk ka lumë apo det që e “lan”
Ku na cojne mushkat e Dules?