Ku shkojnë mbeturinat tuaja?

Leda Hysa

Turqia dhe Kina janë marrësit më të mëdhenj të mbetjeve të Bashkimit Europian jashtë bllokut, raporton “Euronews”.

Sipas të dhënave të Agjencisë Statistikore të BE, Eurostat, eksportet e mbetjeve për në vendet jashtë BE-së kanë arritur në 41.4 milionë tonë vitin e fundit, duke shënuar kështu një rritje me 69% krahasuar me vitin 2004. Ndërsa importi i mbetjeve nga vendet jo anëtare të BE-së ka mbetur i pandryshuar 14 vitet e fundit, në 13.1 milionë tonë.

Ku shkojnë mbetjet e eksportuara nga BE?

Turqia ishte marrësi kryesor i mbetjeve të BE-së në vitin 2018, duke importuar rreth 13 milionë tonë. Kjo përbën një rënie me 5 për qind krahasuar me vitin paraardhës, por trefishim krahasuar me vitin 2004.

Kina u rëndit e dyta, pavarësisht uljes me 46 % të importit të mbetjeve të BE-ë që prej vitit 2009 kur kishte arritur kulmin. Vitin e kaluar, Kina pranoi 5.2 milionë tonë.

Ajo ndiqet ngushtë nga India, e cila rriti importin e mbetjeve nga BE me 67 % krahasuar me vitin pararendës duke arritur në 4.7 milionë tonë.

Cilat vende eksportojnë mbetje në BE?

Më shumë se çereku – 3 milionë tonë -, i mbetjeve që BE-ja importoi nga jashtë kufijve të unionit vitin e kaluar erdhën nga Norvegjia. Që prej vitit 2014, importet nga shteti skandinav janë rritur me 183 për qind.

Zvicra, shtet pa dalje në det, u rëndit në vendin e dytë me 2.5 milionë tonë dhe SHBA plotësoi podiumin, duke eksportuar 2.1 milionë tonë prej mbetjeve të tyre në BE.

Të dhënat tregojnë se importet nga Rusia ranë me 73% nga viti 2004 në 1.2 milionë tonë vitin e kaluar.

Çfarë ndodh me mbetjet e tjera të BE?

Eksportet përfaqësojnë vetëm një fraksion të mbetjeve që prodhon BE-ja. Sipas të dhënave të vitit 2016, sasia totale e mbetjeve të gjeneruara nga të gjitha shtëpitë dhe aktivitetet ekonomike në bllokun me 28 shtete anëtare arrinte në 2 533 milionë tonë.

Komisioni Europian shpjegoi se kjo llogaritet në rreth 16 tonë materiale për person në vit në Europë.

Mbetjet shtëpiake llogariten në 6 tonë, me mbetjet solide si shishe, përzierje mbeturinash, paketime ushqimesh, etj. të hedhura në shtëpitë private që përbënin vetën gjysmë toni nga këto.

Shumica e mbetjeve të BE-së, 45,5 për qind – u groposën në landfille dhe 37.8 për qind u ricikluan në union.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • kane filluar i marrin shqiptaret, Incineratoret shkaktojne kancer per popullaten. Ka shqiptare plot. Ata qe nuk ikin do helmohen. Te rroje e te gezoje i madherishmi, gjeniali, nipi i Zogut dhe gjyshes italiane..timonieri gjenial Edvin Ramuti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *