I nderuar lexues! Maqedonia e Lashtë në kohën antike kufizohej ndërmjet maleve të Rodopit në lindje, maleve të Pindit në Perëndim, lumit Erigon në Veri dhe detit Egje në jug. Popullsia e krahinave perëndimore ishte ilire, e krahinave lindore – trake, ndërsa jugore – helene. Rreth fundit të shek. VI p.e.s. në Maqedoni krijohet një shtet i pavarur, i cili gjatë shek. V-VI bëri një sërë luftërash me mbretërinë ilire për zotërimin e Lynkestidës. Nën mbretërimin e Filipit II (360-336 p.e.s.) Maqedonia i mori shtetit ilir tokat deri në liqenin Lihnid dhe një pjesë të Dasaretisë. Më 168 Maqedonia u lidh me mbretërinë ilire në luftë kundër Romës, por mbreti Perse u thye në Pidna. Pas kësaj Roma e ndau në katër krahina autonome dhe më 146 Maqedonia u bë provincë romake, duke përfshirë edhe pjesë të Ilirisë së Jugut e Epirit.

doja te kishte me shum informacione ju lutem verini me shum!! jam klasa e 10 dhe kam projekte dhe duhet te marr info!!!! ju lutem verini me shum!! megjithate mire….