Me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër me 1913 ku u caktua kufiri i Shqipërisë, vija ndarëse takoi në Malësinë e Gjakovës.
Pjesa më e madhe e saj mbeti brenda kufijve të sotëm të Shqipërisë, por pjesa tjetër vazhdon jashte kufirit, në disa vendbanime afër Gjakovës dhe Junikut.
Në jug shtrihet deri në Liqenin e Fierzës. Brenda Malësisë së Gjakovës shtrihen bajraqet e Krasniqes, Gashit dhe Bytyçit.
Në kufijtë e sotëm administrativë kjo trevë i takon rrethit të Tropojës.
Malësia e Gjakovës shquhet nga lumenjtë e saj, më i rëndësishmi është lumi i Valbonës.
Në veriperëndim të saj mbizotëron relievi kryesisht kodrinor, relievi malor, gropat e fundosura, nga të cilat më e madhja është ajo e Tropojës.
k.a. / dita
