Ku ta dinim ne të gjorët që armiku ish me ne

Dita

Daniel Godelli, peshëngritësi i shpallur Kampion Bote, por për momentin i pezulluar pasi rezultoi pozitiv në analizat
e para për doping ka ironizuar në një status në faqen e tij të Facebook, por pa përmendur emra konkretë.

‘Morëm pushkët dolëm malit të luftonim për atdhe ku ta dinim ne të gjorët që armiku ish me ne”, shkruan Godelli në FB. Në këtë formë sportisti ka drejtuar gishtin drejt pjesëtarëve te ekipit kombëtar të peshëngritjes lidhur me skandalin e dopingut që goditi peshëngritjen shqiptare. Godelli ka shprehur bindjen se si ai ashtu edhe peshëngritësit e tjerë nuk kanë përdorur me dijeni, substanca dopingu.

Ai ka thënë se po pret rezultatet e testimit B për të dhënë një deklaratë 360 gradë, për ata që mund të konsiderohen fajtorët e këtij skandali që ka përfshirë peshëngritjen tonë. Mirë e ke ti Daniel, por kur nisesh për luftë, merr edhe masa… ti je dhe çun me eksperiencë!

godelli status

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *