Ku të çon mushka…

Leda Hysa

 

Bedri Islami

Familja Basha dhe kunati, dalëngadalë, po bëhet njëra nga më të pasurat në Shqipëri. Ajo po ndërton, përmes politikës, sidomos politikës publikisht agresive, një perandori të re, e cila, si pikat e ujit, ngjan me atë që kanë ndërtuar para tij liderët tanë të politikës.

I panjohuri i madh i PD-së, që deri një javë para as që e kishte ditur derën e saj, tani, duke nxjerrë të tjerët, njëri pas tjetrit pikërisht nga ajo derë që e kishte të largët, përmes firmave të krijuara sipas përvojës së Fazlliçit, që do të thotë njëra i le tjetrës dhe e dyta do të shesë tek e treta, vetëm në dy vitet e fundit ka pasur një rrjedhje drejt saj prej afër 3.4 miliardë lekë (të rinj).

Ka një ngjashmëri fatale: sa më shumë që rritet agresiviteti i Bashës në politikë, po aq, e ndoshta edhe më tej, rritet pasuria e tij financiare, e kontrolluar nga dy njerëzit e fuqishëm të grupit, kunati dhe motra e tij, që është edhe gruaja e Bashës.

“Triumvirate” të tilla kemi dëgjuar edhe më herët. Sidoqoftë, askurrë më parë, nuk kemi pasur fillimin e një mendimi radikal politik, për t’i shërbyer familjes së tij, pasurimit marramendës, vënies nën këmbë të një lëvizje që mund të ishte ndryshe dhe nënshtrimin e opozitës një qëllimi të vetëm: krijimin e një rrjeti oligarkie politiko- financiare, para së cilës asgjë tjetër nuk është e rëndësishme.

Basha është sot shefi faktik i opozitës. Pozitat e Berishës po tkurren, jo për një shkak tjetër, por  “të fortët” e tij të dikurshëm u gjendën befas jashtë lëvizjeve politike, ndërsa mitingashët e gatshëm për të bërë gjithçka, po shkëputen gradualisht, pasi Berisha, Kuliçaj apo të tjerë rreth tij, nuk janë më njerëzit që garantonin paprekshmërinë e tyre dhe nuk mund të bëjnë financimin e asnjë lëvizje mitingashësh. Dhe rregulli kyç i mitingashëve është: paguaj që të lëviz.

Oligarkët e vërtetë financiarë, apo edhe të pasurit e gati tri dekadave të fundit, meritueshëm apo përmes mashtrimit, e kanë njërën dorë shpesh herë tek “biznesmeni” politik, Basha, por në fakt kanë vetëm dorën e majtë. Japin, duke parë se mundësia për të marrë mund të jetë e largët, e ndoshta, kur ajo të vijë, Basha nuk do të jetë aty. Një biznesmen nuk e hedh kurrë një lekë në xhepat e politikës pa qenë i sigurtë se nesër do të shkojnë dy të tillë drejt tij. Firmat më të njohura ndërtuese apo tregtare, prej shumë kohësh kanë qenë motori naftësjellës i pëdëistëve, dhe vazhdojnë të jenë, në një mënyrë ose në një tjetër, por kjo rrjedhje është më e pakët se sa ka qenë dikur dhe më dyshuese.

Basha duhet të bëjë diçka. Dhe ai ka zgjedhur dy rrugë, të cilat, në praktikën e tij, thellësisht korruptuese, nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Nga njëra anë shfaqjen e “të fortit” në politikë, dhe nga ana tjetër, krijimin e perandorisë së tij financiare.

“I fortë” në politikë i duhet domosdo Bashës. Ai e di mirëfilli se nëse, sado pak, lëkundet dhe bëhet disi më i arsyeshëm, megjithëse nuk e di nëse mund të pritet kjo prej tij, njerëzit rreth tij, sidomos ato të financës, do të fillojnë të mos e besojnë, të mos e kenë frikë, të shkëputen deri sa ta braktisin. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me njerëzit e thirrur prej tij në politikë si një gardë revolucionare.

Për të qenë shaqshëm si njeriu i të fortëve, Basha është gati të bëjë gjithçka, edhe të shkatërrojë jetën parlamentare, ashtu si hodhi në erë grupin e tij parlamentar, duke patur sot një grup larosh, pa emra të njohur, me një bjerrje të jashtëzakonshme të elektoratit. Ka qenë hera e parë, që krejt hapur, listat e deputetëve u bënë sipas shijeve të familjes kunatore Isufi, që vendos të parin në listë një biznesmen të panjohur në politikë, si Shehu dhe, sekretarin e përgjithshëm Ristani e lë jashtë listës.

Ka disa javë që Basha po përpiqet të krijojë lëvizjen e tij paralele, si dy pole parlamentare, pozita në vete dhe opozita rreth e rrotull saj, por jo në sallën ku duhet të ishte. Krijimi i kësaj lëvizje, që nuk e di pse të ngjan me atë thënien e njohur maoiste, “fshati të rrethojë qytetin”,megjithëse “seancat” parlamentare të Bashës bëhen në salla moderne, ka pikërisht qëllimin e krijimit të idesë se ai po vjen në pushtet dhe përmes këtij cikli rrethor të krijohet shtjella e “ujrave” që derdhen në firmat kunetore.

Nuk ka asnjë qëllim tjetër braktisja e sallave parlamentare dhe krijimi i një lëvizje rreth e rrotull saj, duke marrë radhazi qytetet e mëdha të Shqipërisë, deri sa të mbarojnë të gjitha.

Ai, në një shfaqje që duket si e pakuptimtë, as nuk bën atë që i thotë Berisha, të dorëzojë mandatet dhe të ikin të gjithë nga parlamenti, duke e justifikuar këtë me krimin që e ka në terminologjinë e tij politike, dhe, as nuk bën tjetrën, të ndërtojë frontin e tij aty ku e kanë deleguar, në parlament.

Nëse ai braktis parlamentin, si i thotë Berisha tash sa kohë, do të thotë që ai të heqë petkun e forcës politike dhe kërcënimin përmes këtij fakti; atij do i duhet të hedhë poshtë dorezat e politikës së forcës. Kjo do të ishte një humbje e madhe pasurore, e ndoshta që këtu do të mund të ishte fillimi i fundit të tij.

Nëse ai shkon në parlament nuk do të mund të gjejë asnjë status tjetër, veç asaj që ka hedhur tash e sa kohë, nëse idetë e tij për të kërcënuar politikën dhe hapjen e një “vettingu” të ri, jashtë strukturave që po formësohen   dihet se janë një alibi e hidhur; nëse tani ata po e gjejnë armikun tek zonja Marku, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme dhe kërkojnë të realizojnë çka humbën në dhjetorin e shkuar, të gjitha këto janë përsëritje e ngjarjeve që shkuan dhe që nuk ngjallin asnjë emocion politik.

Mirëpo, ai që humbet, ndërsa Basha  familja kunetore pasurohet, nuk është askush tjetër, veçse vendi ynë, pasi aktualisht nuk jemi vetëm pa Gjykatë Kushtetuese, në fillin e humbjes së Gjykatës së lartë, por edhe në mbajtjen pa asnjë lloj opozite.

Duke ndërtuar një perandori, ai do të hedhë poshtë një strukturë që, pavarësisht se deri tani ka qenë më shumë se një makinë e përdorur me ndotje të lartë politike, përsëri mund të jetë e dobishme.

Qeveria nuk e ndjen mungesën e opozitës në parlament. Po gjendet më komode, megjithëse bën sikur është e hidhëruar. Ajo po shndërron sallën e parlamentit në një mjedis mëngjarash, ku debatet i kanë lënë vendin qyfyreve dhe ku ligjet miratohen duke ngritur dorën, edhe pse disa ligjvënës mund të mos e dinë se për çfarë e kanë ngritur.

Ku e shpie mushka këtë lëvizje politike, rrethanore e hoteliere?

Nëse dikush nuk e di, le të pyesë se sa janë rritur bizneset e kunatit Isufi këto kohët e fundit.

Atëherë do e kenë të qartë pse e gjithë politika e Bashës sillet në një lëvizje satelitore rreth një pike që, megjithë emrat e ndryshëm, kanë të njëjtën deri hyrje: kunatin Isufi dhe motrën e tij që është edhe gruaja e liderit të opozitës, zotit Basha.

Ndoshta ai pret të përsëritet maji i vitit të shkuar me një marrëveshje hënore, por, tani, pranë tij është edhe dikush tjetër që, nëse dikur ka hedhur mbi një mik bashkëqeverisës një çizme, mbi kokën e këtij tjetri mund të hedhë shumë më tepër. Sepse, nëse luan lirisht me të tijtë, nuk mund të luajë me një strukturë tjetër që skifteron pranë tij.

Share This Article
27 Comments
    • Lexo shkrimin e Mero Bazes dje, e do te kuptosh kete te Bedriut sot.
      Mgjate, Bedriu nuk I shkruan per ju mjerane.
      Edhe…. sikur Bedriu tju tregoje ujkun, ju do kerkoni gjurmet.

  • Ore biri i kurves ti qe shkruan perse prokuroria nuk heton i din ti e nuk e din prokuroria or qebanik e pse ti nuk shkon ta denoncosh ne procuratori.

    • Ke te denoncoj, Ramutin qe e pagoi 11 milione euro?
      Ka ndonje te fshehte ketu?
      E beri me vendim qeverie si ai i prishjes se Teatrit dhe pervetesimin e prones publike.
      Ka ndonje mister dhe ketu?

  • shoki Islami,
    si quhet kjo teoria ?
    ‘ti bejme te gjithe pis si vetja ? te akuzojme te tjeret per ato qe kemi ber vete ?!
    sulmi me i mire eshte mbrojtja ?!!

    ik mar shoki Bedri, ik se je ber si tellall, ik shkruaj ndonje hartim andej me Lulin e vogel…

  • Mediat Shqiptare. Te vjen per te vjelle t’i lexosh. Mbeten mbas kunatit, Lulit, kunates, dhendrit. Jane futur ne aksion per fushate elektorale per Ramen dhe lali Erin. Vari leshte gazetarise. Asnje nuk prek temat e nxehta qe u interesojne shqiptareve.

  • O ish-gazep i “Zanit te Partis”,

    Sinqerisht nuk shoh asgje te keqe nese genjen vetveten me mbrockulla rreth kuneterve te cilet “idhulli” yt i ka “dem”(?)shperblyer me miliona, por te pakten hap krahun dhe leri hapesire te lire gazetareve investigative dhe qytetareve te paindoktrinuar te shprehin dhe ata pa barriera mendimin e tyre.

  • A e shikon more Bedri,se te gjithe komentuesit jane jo vetem kundra thenieve te tua,por redhe kunder teje,me komplet,per idiotlleqet dhe budallalleqet qe shkruan,pamvarsisht porosive qe ke dhe urdherave qe merr,per te shkruajtur shkrime te tilla.Edhe vete Rama (shefi yt direkt dhe pagatori doreleshuar),nuk do shkruante deri ne kete fare feje,se ai,Rama,eshte si eshste,por idiot si ty,nek eshte.

  • Shume mire ben Z, Bedri qe shkruan te vertetat e horrave te PD qe t’i hapen syte njerezve dhe te shohin se kush jane ata qe pretendojne te vijne ne pushtet. Flas per njerez qe shohin me syte e tyre dhe jo me syte e Salibabales…

    • Perse “prizem” i biri kurves nje sulm i kordinuar i mero bazes dhe bedri islamit ne dy dit kunder rrethit familjare te bashes?Qe te ndalet vetingu per politikanet.
      Perderisa e thone zedhenesit e Rames duhet te jete e vertete qe rrethi familjare i bashes ka biznese te medha,por tek Rilindja kan te gjith biznese te pista.
      Bythqiri i rilindjes rama nuk e ka favorizuar bashen pa qellim,per kete dite e ka bere.Sekretet ja tregon bazes dhe islamit me kompani qe ti thuhet bashes mbylle se ne i dijm te tuajat.Kush eshte me i poshter e klysh kurve,basha apo rama.Nuk e ka perdhunuar deri me sot shtetin shqipatr kush si rama,prandaj ai duhet varur para se shqiptaret ta braktisin te gjith Shqiperine dhe mbesin jevgjit dhe ju bythqimet militante.

      • @Caku
        Po ti i biri kujt kurve je qe jep vleresime per ata qe shkruajne? Fale zotit qe si ti kane ngelur vetem nje grusht bashipozukesh salibythlepires qe kurre nuk do mund ta pengojne Shqiperine dhe shqiptaret ne rrugen e progresit dhe drejtesise.

        • O Prizem zgjohu e shiko realitetin. Mos u genje me artikujtë e profesionistave bythëlëpirës. Rama është shumë herë më profesionist se Sala etj në zhvatjen që po i bëhet popullit gjithmonë e me hapa më të shpejt e të sofistikuar. Zgjohuni o njerëz…..

        • Tipik rilindas i degjenerum,mashtrus qe te rrejn sy per
          sy.U bote te gjith si Rama dhe Veliaj qe rrejn pa ju dridh
          qerpiku fare.Kush e permendi Saliun e bir kurve?

          • Caku trumcaku
            Sa tu dhimbska familja e Lul Bythfishkurit. Ti vemje vicidoliste qe ha gaveten e SHQUP-it dhe vjell gjithe diarrene ketu ne blog je kryekeput i degjenerum, nje mase amorfe qe merr trajten e gavetes dhe persheshit qe ka brenda. Se ka shume trumcake si ty ai mut vendi prandaj i thone Albanistan.

  • Sapo Basha kerkoi Vetting te politikaneve zyra e Agjitacion – Propagandes filloi sulmin kunder te ashtuquajturit “kunati i Bashes” .
    “Dita” boton artikujt te “Temes” dhe e kunderta.
    Supozohet qe kunati i Bashes ka 5 vjet qe pasurohet.PS ka 5 vjet ne pushtet.Vitin e 5 u kujtuan te zyra e Agjit-Propit per pasurine e “kunatit te Bashes” ??? Apo tani erdhi urdheri ??.E zeme qe ka miliona ky kunati.Atehere eshte e lehte qe ti behet Vettingu ,Bashes dhe kunatit te tij.Pse bejne si piçke e ngushte sherbetoret-gazetare te PS ,kur Basha kerkon Vetting.Lexoni arsyetimin per kete teme….Vettingun e politikaneve ka te drejte ta bej vetem sistemi gjyqesor.
    Aman o komentues spurthjak te PS dhe Bedri Islamit ,kush nga gjyqtaret dhe prokuroret e zgjedhur do ti beje Vetting ,Edi Rames dhe ministrave te tij ?? Kush se o jeni debila ( qe vertet jeni) ose jeni te djallezuar ( sigurisht qe jeni).
    Pasuria e kunatit ?? Ju jeni turpi i arsyetimit.
    Nen qeverisjen Berisha 26 deputete te PS kishin firma ndertimi.Kampion ishin Tom Doshi ,Sadri Abazi ,Vali Leskaj etj.Nen qeverisjen Berisha ,deputetet socialiste ishin te njerezit me te pasur ne vend.Madje Tom Doshi deklaronte qe Berisha po i luftonte bizneset dhe kishte vetem 50 milion € pasuri.Nen diktaturen e Berishes te gjitha keto .Hajde diktature hajde.
    Atekohe per majtistet e supozuar keto ishin normale.Tani qe kunati ka biznese nuk eshte normale.
    Sme rruhet trapi per kunatin e Lulit e per vete Lulin ,por kete legenllik e palacollek majtisto – rilindes se honeps dot.
    Ska gje me te neveritshme se kur burri me thinja katandiset utorak Partie.

  • Pse i vjen.anes?Bedri ti je nje gazetar me vlere Ne rast se me te vertet firmat e Lulit kane keto.vlera fitimi te medha atehere ndodhemi para nje krimi me te rende.Kur.nje kriminel qe ka vjedhur miliarda e vrare njerez.Qe ka tradhetuar fatet e vendit dhe Kosoves pasurohet ne menyre te rufeshme
    KY nuk eshte faji i ti por i Edi Rames qe me dashje nuk vepron dike i leverdisur qe ne krye te opozites te jete nje person i inkriminuar qe shtiret per budalla e po shkateton Pd edhe Edin nuk e shqeteson per faturat e betonit te harxhuar ne Surel e gjetke nga Pandi Carapuli.Pe kete kryeministri ka pergjegjesi ligjore.Ne dhe ti Bedri skemi.cfare te humbasim.

  • PO FARE MIRE JA BEN LULZIM BASHA RILINDJES ENVERISTE QE PO BEHET MILIARDER NEN HUNDEN E TYRE,

    sepse:

    Pyetja qe sot duhet t’i bejne shqyptaret vetes eshte:

    KU E CON MUSHKA EDVININ DHE RILINDJEN E TIJ?

    Qe e ka mbushur Shqypnine me kanabis “Patriotik” Socialist dhe ka hapur doganat per droge importi nga Imperializmi dhe Kapitalizmi “Armik” i Partise se Punes dhe e ka lene Vatanin ne “bisht te kavallit” ne garen per antarsim ne BE duke justifikuar veprimet e veta me parrulen maikaveliste:

    KARVANI I MUSHKAVE ME THASE ME LEKA TE ECI PERPARA, QENTE QE VOTOJNE PER MUA SI BEDRI ISLAMI LE TE LEHIN SA TE DUASH!

    sepse:

    Si i spjegon ti o enveristi Bedri Islami 200 meleonet qe OSBE-ja zbuloi para do kohe qe ishin pasura e fshehur e Edi Rames ne banka te huaja, po nuk e besove intelektualin ja ku e ke materialin origjinal qe fanatiket e Enverit te mos kercejne zgupthi nga brimat e miut per te mbrojtur “Istikamin” e Partise:

    http://www.panorama.com.al/raporti-sekret-i-osbe-ja-lidhjet-kriminale-te-rames-metes-dhe-berishes/

    prandaj:

    KU TE CON MUSHKA E FANATIZMIT O BEDRI ISLAMI PAS 5 E KUSUR VITESH NE QEVERISJE TE RILINDJES ENVERISTE?

  • PO FARE MIRE JA BEN LULZIM BASHA RILINDJES ENVERISTE QE PO BEHET MILIARDER NEN HUNDEN E TYRE,

    sepse:

    Pyetja qe sot duhet t’i bejne shqyptaret vetes eshte:

    KU E CON MUSHKA EDVININ DHE RILINDJEN E TIJ?

    Qe e ka mbushur Shqypnine me kanabis “Patriotik” Socialist dhe ka hapur doganat per droge importi nga Imperializmi dhe Kapitalizmi “Armik” i Partise se Punes dhe e ka lene Vatanin ne “bisht te kavallit” ne garen per antarsim ne BE duke justifikuar veprimet e veta me parrullen maikaveliste:

    KARVANI I MUSHKAVE ME THASE ME LEKA TE ECI PERPARA, QENTE QE VOTOJNE PER MUA SI BEDRI ISLAMI LE TE LEHIN SA TE DUASH!

    sepse:

    Si i spjegon ti o enveristi Bedri Islami 200 meleonet qe OSBE-ja zbuloi para do kohe qe ishin pasura e fshehur e Edi Rames ne banka te huaja, po nuk e besove intelektualin ja ku e ke materialin origjinal qe fanatiket e Enverit te mos kercejne zgupthi nga brimat e miut per te mbrojtur “Istikamin” e Partise:

    http://www.panorama.com.al/raporti-sekret-i-osbe-ja-lidhjet-kriminale-te-rames-metes-dhe-berishes/

    prandaj:

    KU TE CON MUSHKA E FANATIZMIT O BEDRI ISLAMI PAS 5 E KUSUR VITESH NE QEVERISJE TE RILINDJES ENVERISTE?

  • Kush po e lejon Familjen Isufi dhe Basha te pasurohen o shoku Bedri?
    Pra mushka e shpie Lulin aty ku ia ka taksur Rama ndaj mos bej hartime kot kur dihet fare mire se po vjedhin ne bashkepunim Rama-Luli-Saliu-Likja.
    Perse nuk behet transparence me keto “biznese” e ketyre zengjineve qe dolen nga hici? Tani qe ke edhe tepsi edhe timon edhe je vete padron mos kujis kot tek Dita por kerkoji llogari direkt kriepsikos.

  • Gazetari patriot i PS.Por si mor nuk morre njeher guzimin te shkruash nje here per Ps, ka kaq shume batuta, wargje Poezi, Gallata per kete qeverisje alla trap. Ke frike se te nxjerrin ne Pension o frikacak. Duhet ti beje te ditur s3 qeveris PS dhe jo PD.

  • Kjo pyetje – KU TE CON MUSHKA? I duhet drejtuar Ed Taq Rames!
    Po te kujtoj or Bedri, se kush eshte prej 5 vjetesh kryeminister dhe pergjegjes direkt i situates ekomonike, sociale, kriminale ne vend. Ver foton e Rames ne krye te shkrimit dhe pastaj je ne rregull me ate pyetjen tende – KU TE CON MUSHKA?

  • Ku të çon mushka… o Demkë?

    Ashtu siç konformohet dhe nga pjesa dermuese e komenteve, ky palo shkrim eshte pasqyre reale e pozites se mjere te nje sherbetori ne rolin e gazetarit.

    Si kopja identike e personazhit te D. Agollit ke satira “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, ti Demkë me pacavuren e sotme nuk arrite as minimumin e asaj qe pretendoje. Me torollitjen tende per t’ju shmangur nje realiteti te trishte e te hidhur, ti Demke ne vend qe t’i vije vetullat tutorit tend, ti atij i nxorre syte.

    Tabelat e qitjes nuk shenjestrohen duke mbajtur gjithmone te mbyllur syrin e majte o Demkë. Ti mund t’i besh sipas deshires fresk tutoreve te zhytur si mos me keq ne llum, POR (ka gjithmonë një por nga pas) me qendrimin dhe tentativat e tua per t’i shpene lexuesit ne qorrsokak, ti e perlyen vetveten po aq keq sa dhe tutoret, te cilet ti kerkon t’i fusesh nen sqetull.

    Me sulmet e njeanshme dhe selektive vetem kunder te vetequajturve “opozitare” (ne Arnautistan opozite reale eshte populli i arratisur), ti Demkë nuk u servir asgjë më shumë lexuesve se sa antivlerat e pederastisë gazetareske.

  • From: Alban Dega
    Date: July 22, 2018 at 9:56:25 AM EDT
    Mendime me gjuhen e fakteve

    NJE OPOZITE MAKABER KOBEZEZE …

    – Sali Berisha nuk eshte ilaci as doktori, por vete virusi dhe semundja e PDSH-se

    – Lulezim Basha eshte vetem qehajai i Berishes ne krye te cifligut te Berishes PD !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk eshte e vertete qe Shqiperia nuk ka opozite. Mungesa ose mospasja opozite eshte gjysma e se keqes.
    E keqja me e madhe per Shqiperine eshte se gjate pese vjeteve te fundit e sidomos gjate vitit te fundit kur iu shuts edhe LS-TEPSIA ka opoziten me destruktive, rrenimimtare, shtetzhberese, shtetrrenuese, thellesisht antishqiptare e thelbesisht antievropiane e sidomos antiamerikane qysh kur ishte ne pozite e aq me teper pese vitet e fundit !
    E keqja me e madhe e Shqiperise dhe qeverise se sotme, me e mira dhe me atdhetarja, por jo pa te meta e gabime edhe te renda, ne historine e saj, ka nje opozite pa alternativa, pa program, pa ide, me shume koka qe ka ne krye kryepeshkun Sali Berisha qe vendos per gjithcka duke deklaruar se ai nuk ka gisht ne vendimarrjen e saj.
    Nje opozite qe vetem ben thirrje per revolución te armatosur e permbysje me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike, nje opozite qe perdor shashka e cizme, miell e televizore kunder ministrave e kryeministrit ne Kuvend, qe pushton foltoren e tij, qe perdore gure e drure, grushta e veze ne komisionet e tij, qe kercenon me braktisjen e tij.
    Nje opozite qe ne vend te prodhoje alternativa zhvillimi e perparimi me te mira se qeveria, prodhon video e audio te falsikuara ala Babale e behet hajgare ne syte e mbare shqiptareve kudo ndodhemi …
    Nje opozite me nje lider qe vjedh edhe votat ne gjirin e saj, vjedh familjen e vet politike, sic vodhi e plackiti djersen e mundin e popullit e shtetit te vet Shqiperise !
    Nje opozite pa asnje strategjike e taktike te suksesshme krijuese te veten qe vjedh edhe strstegjine e saj nga Sputniku e RIA=KGB e te, GRU-ja e Putinit.
    A nuk ishte kjo opozite dhe líderet laramane te saj qe vetem tri ore mbasi Sputniku leshoi ne efir Fake News, mashtrimin e Kremlinit per “ fillimin e luftes civile ne Shqiperi dolí me strategjine e “ mosbindjes civile” si rrugen e saj revolucionaro- bolshevike per permbysjen me dhune te saj qe i vuri zjarrin e flaken Kalimashit dhe gomave te makinave ne te kater anet e Tiranes !?
    Ngado te shkosh e ngado qe ta shikosh te del nje opozite destruktive, rrenuese, destabilizuese, dizinformuese, komplotuese !
    Pra nuk eshte se nuk kemi opozite !
    Kemi opozite por nje opozite vajmedet, nje opozite te veteshartalluar nga vetvetja dhe lidershipi i saj… nje opozite qe mos qofte !
    Nje opozite makaber, kobezeze qe jo vetem gezohet e feston, por edhe zmadhon, shumefishon, trillon, perhape cdo lajm te keq kunder popullit e shtetit te vet!
    “Pajtohem” me Sali Berishen se nuk ka gisht ne vendimarrjen e opozites. !
    Pse!? Sali Berisha ka jo vetem gishtat e duarve por edhe te kembeve, duar e kembe… ka fjalen e fundit ne cdo vendim e veprim te PDSH-se si lideri i saj de facto.
    Fatkeqesia e oponenteve te kesaj politike te PD-se ne gjirin e saj eshte se akoma e shohin Sali Berishen si shpresen, si ilacin e semundjes se rende dhe shpetimit te PD-se!
    Ne fakt, Sali Berisha, jo sot por qysh kur u “zgjodh” si kryetar i PD-se me garancite e UDB-es serbe e Rajerson MCartit nen tavoline dhe me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline si kryetar i saj, eshte shkaku, eshte bakteri, eshte virusi i semundjes se degjenerimit dhe gremisjes jo vetem te PD-se, por edhe te Shqiperise mbi 13 here ne 13 vjetet e sundimit te Sali Berishes, ose shkurt Salikracise!
    Sali Berisha eshte vete semundja e opozites.
    Lulezim Basha, Flamur Noka, Edi Paloka, Enkeled Alibeaj, Ervin Salianji, Grida Duma… jane vetem marioneta te Sali Berishes .
    Nga parti shtet ne diktature per 13 vjet te sundimit te Partise Sali Berisha u kalua ne sundim te tij absolut, u kalua ne Njeri Shtet.
    Nese ne diktaturen me te cmendur komuniste ne Evrope zbatohej parulla “ Kur flet Enveri e vendos Partia ngrihet ne kembe e gjithe Shqiperia !“ ne demokraturen e Berishes u kalua ne parullen “ Kur flet Berisha e vendos Salia ngrihet ne kembe e gjithe gangstere Mafia ! “
    Ky eshte thelbi, palca e Salikracise pa maska e pa rrena ala “une nuk kam asnje rol ne vendimarrjen e PD-se !”
    A e vini re se ne cdo moment me rendesi per Shqiperine, ambasadori SHBA-se , aleatet e mikut tone strategjik , Zoti Donald Lu takon Sali Berishen e jo Lulezim Bashen!
    A e keni vene re po ashtu se edhe vete Lulezim Basha ne cdo rast vendimarrjeje ose veprimi me rendesi te PD shkon e falet tek Sali Berisha me zyren e tin e jo me SHQUP !
    Sali Berisha e ka kthyer PD-ne ne nje ciflig te tij e te familjes se vet ndersa Lulezim Basha eshte vetem qehajai i cifligut te tyre.
    Pa e kuptuar kete te vertete te madhe sa edhe te hidhur, kurre PD- ja nuk do ta rimarre veten dhe nuk do te ngreje koken !
    Sundimi dhe vendimarrja e nje personi per gjithcka ne cdo partí ose shtet eshte thelbi e shpirti i autokracise dhe diktatures jo i demokracise, i pushtetit te popullit, me popullin e per popullin .

  • Replike e detyruar ne nje kusar te kllonuar !

    HUNVEIBINI I SALI BERISHES NE SULM KUNDER KAPITALIT !

    – Gardisti i Kuq i Sali Cizmes, Lulezim Basha, u shpall lufte shtabeve te kapitalit dhe ekonomise se tregut !

    – Tri 13 kobezeza per kobezinjet e Shqiperise

    – Nga Alban Dega, New York

    Me mesimet e ndritura te Partise dhe shokut Sali Berisha ne krye, Shvejku i tij Lulezim Basha nxori sot shpaten e Don Kishotit te Mances kunder mizave, dhe iu versul me vrull revolucionar pionereve te ekonomise se tregut dhe Kapitalit te urryer borgjezo-revizionist ne Shqiperi !
    Van Hong Veni i Tiranes shpalli sot listen e zeze te 13 “gjeneraleve te shtabit te kunderrevolucionit, “gjakepireseve” te Kapitalit dhe u dha paralajmerimin e fundit per tu konfiskuar cdo cent e pasuri te krijuar me djersen e trurit dhe te mundit e jo si ai dhe Banda e Gangstereve qe vodhen mbi 25 miliarde euro te shqiptareve dhe Shqiperise vetem ne 13 e jo ne 27 vjet si ata !
    Nuk eshte aspak rastesi qe 13- kunderrevolucionare koincidon me 13 vjet sundim absolut korrupsioni e kusarie, ku vet kryegardisti i kuq i kryetarit Berisha, Lulezim Basha mban rekordin e 600 milione eurove vetem nga Autostrada e Kusarise se Kombit, pra vetem me nje dore !
    Aq me pak eshte rastesi qe 13 eshte edhe numri i kryepeshqeve te Bandes se Gangstereve politike e biologjike te Sali Berishes, Lulezim Bashes, Like Floririt, Xen e Argita Berishes, Fatmir Mediut, Genc Pollos, Mona Cizmes, Genc Pollos, Genc Rulit, Adriatik Palles, Xhind Xhonit, Adrian Fullanit…
    Kur ne opozite na ben te fortín, garipin, karaduzen e Vicidolit, kryeprokuhorin dhe kryegjykstesin ala Sali Berisha, Adriatik Palla, ala Zagarnjori, ala Xhind Xhoni, ala Mona Cizmja…po po te vije ne pushtet cfare pritet te beje ky kryehajdut me cizme i 600 milione eurove te Autostraden e Kusarise se Kombit !?
    Banda e Gangstereve te Sali Lul Like Cizme Berishes u ka vjedhur e plackitur shqiptareve 25 miliarde euro ne 13 vjet Salikraci kurse ky hunveibini i Berishes merr guximin te nxjerre lista te zeza re pionereve te ekonomise se tregut dhe kapitalit ne Shqiperi !?
    E gjithe kete gjeme ala enveriste e ben kryeopozitari qe me keto kercenime, shantazhe, thirrje ala kastriste per revolucion me dhune kurre nuk do ta marre pushteti ne Shqiperi
    A nuk eshte kjo politike shantazhesh e gjobash nje kushtrim per shqiptaret qe me voten e lire ta lene ne opozite sot e mot derisa demokratet e vertete te krijojne nje opozite vertete demokratike kunder kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit, kunder kesaj Opozita cartiste, te cartun nga truri qe i ka ikur fare per lesh nga paniku, tmerri dhe lemeria nga Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu, nga Byroja Kombetare e Hetimit dhe SPAK-u made in USA -BE !?
    Kambanat bien per ata qe Kane veshe te degjojne e sy te shikojne !
    Jane kambanat e ligjit dhe te drejtesise qe edhe mund te vonojne por kurre asnjehere nuk harrojne !
    Ato po bien… po bien… po bien per dite e me fort !
    Eshte koha qe haka te kthehet tek i Zoti, tek populli shqiptar jo nga pioneret e Kapitalit dhe ekonomise se tregut qe e bene dhe po e bejne ate me te bukur, me te begate, me te forte, por nga kusaret dhe zuzaret, nga vrasesit dhe atdheshitesit qe plackiten, vodhen, grabiten popullin dhe Shqiperine tone hyjnore duke e lene rrase ne Diell e Kandahar !
    Shqiperia tu kthehet shqiptareve, popullit- pronarit te saj te ligjshem !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *