Ku t’i gjejmë prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm?

redaktor

KLD-ja është çerdhe e krimit të drejtësisë shqiptare, institucioni i nepotizmit për të sistemuar në punë sipas preferencave miqësore, shoqërore, farefisnore në hierarkinë e gjykatave, gjyqtarët deri në KLD, për të vjelë paratë e krimit. Z.Subashi ka plotësisht të drejtë që reforma duhet të fillojë në KLD. Po cila quhet reformë? T’u ndërrosh vendet gjyqtarëve dhe anëtarëve të KLD-së? Kjo nuk është lojë futbolli, ku i ndërron vendet lojtarëve kur e gjithë skuadra është e dobët e jashtë standardit, në kategori të fundit, skarco. Logjikshëm shtrohet pyetja: ku do gjenden prokurorët dhe gjyqtarët?! Për të marrë përgjigjen duhet t’i drejtohemi brezit të ri të juristëve vendas, me shkollë të magjistraturës dhe të tjerëve që kanë mbaruar jashtë, të futet një kulturë e re e ndëshkimit, plotësisht e re në zbatim të ligjit, larg praktikave të vjetra 24 vjeçare të mos ndëshkimit të krimit dhe të bërjes tregti me drejtësinë shqiptare, duke masakruar popullin e varfër, nëpër seanca pafund të gjyqeve shterpë ku fundi dihet, vendimi është në favor të kriminelit që paguan, dhe ata që nuk paguajnë para masakrohen nga këta pisa të drejtësisë që kanë uzurpuar gjykatat dhe na paraqiten si të pazëvendësueshëm. Ka ardhur koha kur populli shqiptar nuk mund të durojë më këtë pleh korrupsioni e krimi që ekziston në prokurori dhe gjykata. Ky nuk është shtet!

 

Dërguar me Email

në adresën e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *