Ku t’i gjeni dokumentet që duhen për të përfituar pension social?

Pranvera Kola

Të drejtën e paraqitjes së kërkesës për të përfituar pension social e kanë të gjithë personat që plotësojnë këto kushte: “Kanë mbushur moshën 70 vjeç, janë me qëndrim të përhershëm në Shqipëri (të paktën për 5 vitet e fundit), nuk plotësojnë kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme, si dhe nuk kanë të ardhura, ose janë më të pakta se një pension social”.

Sipas ISSH-së, përfituesi i kësaj pagese duhet të paraqesë një herë në vit deklaratën për gjendjen social-ekonomike. Pensioni social duhet të tërhiqet nga përfituesi çdo muaj. Pagesa e pensionit social ndërpritet në rast se nuk tërhiqet në qendrat e përcaktuara të pagesës.

Gjithashtu bëhet me dije se kjo pagesë ndërpritet kur konstatohet se ka të dhëna jo të vërteta, lidhur me kushtet ligjore të përfitimit. Pensioni social nuk ndërpritet në rastet kur përfituesi është për kurim në spital.

Në vijim gjendet e detajuar edhe dosja e dokumentacionit të detyrueshëm që duhet të dorëzoni për t’u bërë pjesë e skemës së trajtimit me pension social, si dhe zyrat se ku duhet t’i merrni.

Dokumentet që duhet të dorëzoni   

p.k/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ja nxorret fare lezetin tani!
    Ku t’i gjeni dokumentet e detyrueshme që duhen për të përfituar pension social?
    Po a thot Edi Rrena qe nuk ka me nevoje per dokumenta sepse qiveria ka nderuar “e Albania”?

  • Cfare eshte Pensioni Social dhe sa eshte shuma qe perfiton nje qytetar qe ploteson kushtetet ?

    Ne Shqiperi me shume se gjysma e popullsise punon ne te zeze, pa asnje kontribut ne sigurimet shoqerore ! Kjo gjendje e akumuluar ne keto 27 vite tranzicini do te jete nje bombe me sahat per te gjithe ata qe kane qene jashte sitemit te siguracioneve !
    Por edhe ata qe jane brenda sitemit, dmth qe kane paguar kontributet, shuma e pensionit eshte aq e vogel, sa nuk mjafton te mbuloj 1/3 e Muajit ?
    Kjo nuk eshte aspak dinjitoze dhe profesionale !
    Duket edhe nga “shpjegimi” qe le shume per te deshiruar dhe sqaruar !
    Asgje nuk eshte e studiuar mirefillti ! Shqiperia ka nje problem te madh te akumuluar ne keto 27 vite dhe ky problem eshte KORRUPSIONI pra edhe me sigurimet shoqerore !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *