Ku t’i kërkoj rrënjët…

redaktor

Vargje të nënshkruara

Preng Pjetri, Lezhë

 

Ku t’i kërkoj rrënjët e tua parti

Në Gërdecin e djegur

A tek mbeturinat

Apo tek grumbujt e zinj?

 

Të dashurova ty Partia ime Socialiste

U hëngra me shqupasit dhëmb më dhëmb

E tash kupën ma përmbyse.

Ma lëndove plagën që aq fort më dhemb!

 

Ku t’i mbështes shpresat e mia

Ëndrrat e fëmijëve të mi

Si një kontejner po bëhet Shqipëria

Jo, s’mund ta shoh më atdheun në sy!

 

Ah, kur s’kam një grusht të fuqishëm

siç e thoshte i madhi Migjeni

E ta rrëzoj tiranin përbindshëm

Veç era hale të mos i vijë këtij veni!

 

Shqipëria asht e shqiptarëve

Toka e stërgjyshërve tanë

Ngrehuni o njerëz kundër pashallarëve

Sot, more, sot, nesër do të jetë vonë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *