Dikur titulli i shkrimit kishte shkronja të tjera në fjalën e fundit , kishte një fjalë tjetër , kishte “të vetmen, uniken, të dashurën, të respektueshmen, dollibashen dhe plotësisht të frikshmen, parti”. Atë parti për të cilën shumëkush duke shkelur mbi pesonalitetin vetiak, me zemër të plasur , ishte i detyruar të paktën në aparencë ta respektonte deri në kufijtë e marrëzisë, për të të bënte urimin e parë për jetëgjatësi, të ngrinte dollinë e parë në dasmën pa mish, të përbetohej publikisht se e do më shumë se prindërit e fëmijët, etj. Dhe kjo atëbotë “ishte shtrirë si një rrap madhështor ndanë udhës ku të çonin shtrëngatat”.
Një ishte dhe i kërkonim rrënjët. Po sot që janë me dhjetra parti?! Rrënjët e tyre janë të cekëta e shumëkush i njeh ashiqare si macen e zezë. Mos duhet t’i kërkojmë këto rrënjë dhe brenda partisë së madhe të opozitës e cila prodhon të tillë pa pushim?
Tradhëtia merr forma groteske kur politikani faqezi të “ thith” votën duke të premtuar përrallën me figura “ ti je i pari” dhe ai votakërkuesi do të jetë “shërbëtori” yt i përunjur, i bindur, manar fare , do të jetë ndryshimi ( që ka harruar ta bëjë deri më tash). Ajo bëhet akoma më tallëse kur ti popull voton me zemër për politikanin tënd dhe ai, si faqezi që është, pasi merr votat, shkon e ulet në prehërin e butë të po atyre që “ do t’u çante ballin “ me vazon prej qeramike, të atyre që i quante me gojë çorape tradhëtarë , kriminelë , hajdutë ordinerë, bash në prehërin e atyre që i kishte sharrë mbarë e prapë , me libër shtëpie.
E kjo , e shëmtuara tradhëti, ngjan me një prostitutë të përjashtuar nga shtëpia publike për imoralitet. Për hirin tënd o popull ata, që dje kafshoheshin , sot puthen intensivisht , fort e përmallshëm. Ata që dje e quanin njëri – tjetrin “derr” sot e thirrin “dajë”. Ku nuk të çoka leku. E pra , ku t’i kërkojmë rrënjët e tradhëtisë kur këta , soji i mësipërm , po rrobëtohen , po shkrihen si qiriri , për “ vatan e integrim” ?! Mos vallë nuk ka tradhëti ?! Apo tradhëtia është shtrirë si fara e hithrit?! Në qoftë kështu (dhe kështu duhet të jetë} , atëherë nuk është vështirë t’i gjesh rrënjët e tradhtisë , vështirë është t’i numërosh . Rrënjët e hithrit nuk numërohen , ato duhen shkulur një herë e mire.
Letër e nënshkruar: Petrit Zili
E ke huazue nga komunizmi :Ku ti kerkoj rruget e tua atdhe.
Mark djali , ta ka thene qe ne fillim te heres dikur ishte ” Ku t’i kerkoj rrenjet e tua Part?i” e jo atdhe. Analizat e artikullshkruesit janë brilante.
Vargje te I Kadarese perdorur me deformim sipas deformimit te pesuar per hir te pluralizmit ose rritjen e kultivareve me pesticide qe prodhojne barishte te keqija OMGj.
Per rrenjet e tradhetise kemi histori te bollshme qe kur jemi njohur mes nesh, mes kombeve e mes kontinenteve. Aty kane qene dhe nuk zhduken dot se i kemi kultivuar brez me brez.
Por sot…sot nuk kemi tradheti …dhe vet emri e ka humbur efikasitetin e tij. Sot eshte zevendesuar me integrim, me nderveprim, me kontribut interesash kombi,me pagjumesi per miresine e te gjitheve, me kerkim istikamesh te fortifikuara per te luftuar armiqte shqiptare brenda shqiperise,me nderrim grash se nuk jane dakort te bejne seks me komshine,me nderrim emri se nuk tingellon mire ne kinezce, me nderrim shtepie per trup te shendoshe per mendje tejet te shendoshe, me sterkembesha per ata qe tentojne te vrapojne me shume e me shpejt, me bryla per te rinjte qe dhe pse po rriten e madhohen duhet te mbesin femije,…
E si mundet te quhet tradheti ?! …Ne nje kohe qe si rrap medheshtor me rrenje thelle ne burimet ujore shekullore rritet e lulezon per t’i bere hije ketij mileti te tejnxehur ne udhetimin e tij te pafund qe s’duket kund.
Tradhetia nuk eshte k.rve a prostitute e perzene nga bordello…Ketu s’jam dakort…Ajo k.rve e p.tane mund te jete, por ne kete dynja plot bordello nuk bene dot jashte tyre vecse zgjedh me te rehatshmen me te mirepaguaren me te te kenqshmen dhe pse tek e reja nuk bene seks me nje por orgji.