Gjykimi i Gërdecit është një skandal, skandal, skandal. Zoti ua ktheftë tek fëmijët e tyre politikanëve dhe gjykatësve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar që ajo gjëmë të ndodhte dhe më pas ajo gjëmë të mbulohej pa bërë drejtësi.
Ka pyetur kush ku u zhduk Luan Hoxha ish-shefi i shtabit? Kush i sugjeroi të zhduket? Dikur i dërgoi një letër kryeministrit (që nuk duhet t’ia niste atij por komandatit të forcave të armatosura). I shkroi që ministri e neglizhonte. I shkruajti ujkut për çakallin.
Si ish-ushtarak i vjetër, unë do t’i thoja: Z.Luan, nëse një minister si ai i Gërdecit qe s’ka bere nje dite zborr dhe s’njeh asgje fare nga ushtria te neglizhon, kjo tregon hapur qe ti per detyren tende nuk ke pasur aftësitë e duhura. Shkruani në letrën në fjalë që ministri po e shkatërron ushtrinë me veprimet e tij.. Ju me domosdo duhej të kishit gjetur rruge zgjidhjen per veten tuaj qe te mos ishit pjese perberse e ketij shkatërrimi.
E vërteta është që në krye të ketij institucioni deri tani jane vendosur njerez krejtesishte te paafte qe s’kane as njohuritë minimale per ushtrinë. Në keto kushte, çdo shef shtabi që është vërtet ushtarak duhet te gjente mënyren per të qenë dinjitoz në detyrën e ushtarakut, ose të jepnte dorëheqje, jo të qurravitej e tani të fshihet si lepur.
Ne po e shohim deri ku shkon makutëria e paimagjinueshme e ketyre njerzeve, të cilëve u jep “demokracia” nje post dhe bejne krime te pa riparueshme; vriten njerez dhe këta dalin prapë ne fushata elektorale dhe kane kurajon te kerkojne vota per nje mandat tjeter. Po jetojmë në këtë vend, ku e vërteta është sheshit dhe e vërteta nuk thuhet.
Email nga adresa: [email protected]