Dërguar me sms
në adresën e redaksisë
Ditë ç’po na shohin sytë
Po na vjen dhe për të qarë
Se si braktiset Kosova
Nga ca qindra shqiptarë.
Ku vini o kosovarë
Se u bëtë gazi i botës
Si lypsar do përfundoni
Nëpër dyer të Evropës.
Kjo ka qenë ëndrra e serbit
Kurrë s’është realizuar
Tani që lirinë fituat
Veproni si të harbuar.
Titua do ngrihet nga varri
Dhe ka për t’iu falënderuar
Edhe në parajsë të vini
S’do gjeni si vendi juaj.
Ju u vratë e u dhunuat
Për Kosovën e Jasharit
Pavarësinë që fituat
Prapë po ja jepni sllavit.
Isa bën sikur s’shikon
Se këtë detyrë ka marrë
UDB-ja përgëzon
Agjentët që ka në ballë.
Ju uroj gjithë të mirat! Nga Kapo Labi, Tiranë.
