Vetëm në vende të botës së tretë mund të ndodhë që një vepër publike të shenjtërohet deri në atë pikë, sa t`i mvishet një status qejfi; përshëndetja elektronike në afërsi të tunelit të Thirrës në Kalimash, ku me sistem RL, njëherë shqip e njëherë anglisht të urohet mirëseardhja në tunel, të ngjan se pas pak çastesh, nga halli, nuk do hysh në një zgafellë, gjithsesi komode, për të dalë nga një anë e malit në anën tjetër, por në një tip ambjenti ku njerëzia janë ndaluar aty duke ngrënë, pirë, kënduar e kërcyer rreth një sofre bujare. Ne kemi krejt të justifikueshme që t`u gëzohemi veprave të tilla; jemi të varfër, vuajtur, prapa botës siç thuhet rëndom, ndaj një rrugë si e ashtëquajtura e Kombit, me atë tunel prej 5 km, ngjan vërtetë si diçka e rrallë në këto troje, por ama kjo hiç nuk e përligj të vetëtrajtuarit si zulu. Aq më tepër që kemi gjysëm shekulli që po shohim e po prekim botë me sy deri në ngopje. Hahej deri diku dhe ajo ekspoja e dikurshme me foto-postera nga frontet e punës në kantieret e ndërtimi të rrugës, në fasadaën e godinës së Kryesisë së Kuvendit, nëse shihej thjesht si një aspekt promovues i një punë gjigande, e jo si një ngrefosje e trashë e partisë në pushtet e posaçërisht i zonjë Topalli. Por që më pas, vlera e saj si një domosdoshmëri utilitare, të kalëronte mbi intelektin dhe dinjitetin njerëzor, sado të varfër e të ngratë këta të fundit, kjo nuk ishte paraparë. Vetëm nëse llogaritej fakti se me PD-në pushtet, gjithçka mund të ndodhë. Edhe për mirë! Ja, tuneli, si diçka që përcjell njëfarë ankthi, nga ndjenja e të qënit në një hapësirë të kufizuar, gjithnjë në gjysëmerësirë, ndodh të ofrohet si diçka që të sjellë gëzim, hare, relaks; të vjen mos dalësh kurrë që aty. Por çudi që ideuesve të “mirëseardhjes elektronike”, nuk u ka shkuar mendja që pas daljes nga tuneli, në shenjë përjetimi për çfarë u la pas, të kishin vënë një urim tjetër elektronik: Rrofsh sa ky tunel, sa kjo rrugë e sa këto male, o Sali Berisha!
Dërguar me email
në [email protected]

Saliu e shkriu te gjithe pasurine e vet per te ndertuar kete tunel, qe perlau gjithe buxhetin e shtetit, duke i lene rruget e tjera ne mjerim te madh. Dhe , pa dyshim, i tepruan nja 200 milion euro per xhepin e tij. Kjo eshte e verteta.