Ukraina largoi sadopak mendjen nga lufta, teksa mbrëmë Përfaqësuesja e futbollit i ktheu buzëqeshjen popullit, pas asaj fitorje 1-3 në Skoci, që i çon ata në finalen e Play off të Botërorit të Katarit.
Drejtuesit më të larta të shtetit kanë falënderuar lojtarët, teksa nuk ka munguar një postim në rrjetet sociale nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
“Ka një kohë kur nuk të nevojiten shumë fjalë! Krenaria mjafton! Thjesht faleminderit ju djema! Dy orë lumturi me të cilën jemi të pamësuar tashmë. Ata dolën në fushë. Ata luftuan. Ata triumfuan. Ata fituan. Pasi ata janë ukrainas.Ne jemi të gjithë duke luftuar, çdokush në frontin e tij, për këtë. Për flamurin tonë blu dhe të verdhë, për stemën në zemrat tona, sepse ‘Ukraina nuk ka vdekur ende…’, nuk mund të heshtet. Ne luftojmë, ne luftojmë, ne durojmë, ne fitojmë”, shkruajti numri një i Ukrainës.
View this post on Instagram
j.l./ dita
I lumt futbollisteve ukrainas per rezultatin ne play off por burrnin tregojeni me trofeun qe e pranuat thjesht si ” peshqesh” (ngjan fiks korrupsion ).Burrash, kthejeni mbrapsht.